28.02.2026. » 09:44 | ACDC
OJQ ACDC gjatë muajve janar dhe shkurt 2026 organizoi një seri trajnimesh edukative të dedikuara për të rinjtë nga katër komunat veriore të Kosovës: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku dhe Leposaviqi.
Trajnimet u realizuan në kuadër të fushatës së ndërgjegjësimit “Regjistroni pronën!”, me qëllim të rritjes së informimit të nxënësve të klasave përfundimtare të shkollave të mesme nga veriu i Kosovës mbi të drejtat pronësore dhe sociale, si dhe mbi rëndësinë e regjistrimit në kohë të pronës.
Aktivitetet u fokusuan në shpjegimin e koncepteve bazë që lidhen me trashëgiminë, legalizimin dhe regjistrimin e pronës, si dhe në njohjen me të drejtat dhe obligimet që të rinjtë fitojnë pas arritjes së moshës madhore. Përmes prezantimeve të strukturuara, diskutimeve interaktive dhe sesioneve pyetje-përgjigje, pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin informacione praktike dhe përgjigje për çështje konkrete nga konteksti lokal.
Gjatë trajnimeve u shpërndanë edhe materiale informative të përshtatura, në mënyrë që pjesëmarrësit të mund të vazhdojnë të informohen edhe pas përfundimit të sesioneve.
Këto aktivitete janë pjesë e projektit “Youth for Property and Social Rights”, i cili synon forcimin e kapaciteteve të të rinjve nga komunitetet jo-shumicë për të kuptuar dhe ushtruar të drejtat pronësore dhe sociale, si dhe për të nxitur besimin ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve. Projekti u realizua me mbështetjen e ATRC-së në kuadër të programit PIAKOS.

Lajmet e fundit