03.06.2023. » 15:16 | ACDC


APEL PËR PAQE



InTER, Iniciativa e Re Sociale, Aktiv dhe ACDC kanë hartuar një letër që pasqyron ndjenjat dhe nevojat aktuale e komunitetit serb të Kosovës. Kjo letër, e miratuar nga mbi 150 serb të Kosovës, shpreh shqetësimin për masat represive nga qeveria e Kosovës dhe forcat speciale të policisë. Përmes kësaj, dënojmë dhunën, bëjmë thirrje për dialog dhe kërkojmë tërheqjen e njësive speciale të policisë, largimin e përfaqësuesve të paligjshëm dhe vendosjen e forcave paqeruajtëse.

 

apel-per-paqe
FOTO: ACDC

Të brengosur thellë për veprimet represive dhe agresive të Qeverisë së Kosovës dhe sjelljen e forcave speciale të policisë në veri të Kosovës, të cilat mund të eskalojnë deri në pasoja të paparashikueshme për paqen dhe sigurinë e qytetarëve dhe të cenojnë mundësinë e pajtimit dhe bashkëjetesën mes shqiptarëve dhe serbëve në këto treva;

Duke dënuar çdo lloj të dhunës ndaj qytetarëve, gazetarëve dhe pjesëtarëve të forcave të sigurisë në ngjarjet e fundit, dhe duke theksuar se problemet politike nuk mund dhe nuk guxohet të zgjidhen përmes veprimeve policore por me dialog konstruktiv në tryezën e bisedimeve;

Të mësuar nga leksionet përgjatë historisë që aparati institucional nën kontrollin e një komuniteti etnik nuk mund dhe nuk duhet të udhëheqë jetën e komuniteteve të tjera etnike sepse demokracia në shoqëritë post-konfliktuale shumetnike nënkupton ndarjen e pushtetit dhe të përgjegjësisë, si dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, e assesi sjelljen agresive të organeve të sigurisë dhe pushtetit publik të shumicës ndaj pakicave;

Duke theksuar se bashkëjetesa mes shqiptarëve dhe serbëve mund të ndërtohet vetëm mbi marrëdhëniet e mirëbesimit dhe respektimit të ndërsjellë, e jo mbi represion, dhunë e dehumanizim të cilave populli serb po u nënshtrohet çdo ditë, si përmes deklaratave të zyrtarëve më të lartë, ashtu edhe përmes raportimeve të një pjese të mediave dhe fushatave negative në mediat sociale;

Duke apeluar që serbët në Kosovë, si komunitet por edhe pjesëtarët e tij, çdo ditë po i nënshtrohen përpjekjeve për delegjitimim, dehumanizim, etiketim dhe kriminalizim në paraqitjet publike të zyrtarëve të qeverisë, por edhe në takimet me përfaqësuesit ndërkombëtarë, duke i paraqitur qëndrimet legjitime të komunitetit serb në Kosovë si të instrumentalizuara nga ana e qeverisë së Serbisë me të cilat dëshirojnë të vënë në lajthim partnerët ndërkombëtarë dhe publikun.

Duke theksuar se demokracia nuk ndërtohet me zgjedhje në kontejnerë, dhe me bartës të funksioneve publike që nuk kanë legjitimitet në popull, por që kanë për synim që me fuqinë e armëve dhe represionit policor të qeverisin qytetarët e një komuniteti tjetër etnik;

Duke nënvizuar se qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit nuk janë e njëjta gjë – derisa në pyetjen për sundimin e ligjit mund të përgjigjet edhe inteligjenca artificiale, qeverisja e mirë është një proces shumë më i ndërlikuar, më delikat i cili kërkon talent për lidership;

Duke parë që qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj i shkelin çdo ditë të drejtat e popullit serb të garantuara me Kushtetutë, nuk i zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese e as obligimet e marra nga procesi i dialogut me Serbinë;

Të vendosur për të qëndruar dhe jetuar me dinjitet në këto hapësirat, në bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë me shqiptarët dhe komunitetet e tjera etnike, por edhe krenar për veten, historinë tonë, kishën, trashëgiminë kulturore dhe fetare;

Duke dashur të besojmë në sinqeritetin e fjalëve të përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht të atyre të Bashkimit Evropian dhe vendeve të Kuintit të cilat e kanë shprehur mbështetjen për multietnicitet dhe bashkëjetesë paqësore mes komuniteteve etnike në Kosovë;

Ne, përfaqësuesit e komunitetit serbë nga të gjitha anët e Kosovës, të nënshkruar më poshtë, jemi unik në kërkesat e paraqitura të cilat ua drejtojmë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe sepse besojmë që vetëm ata mund ta ruajnë paqen në Kosovë dhe të ushtrojnë presion vendimtar në Qeverinë e Albin Kurtit për të zbatuar masat e paraqitura më poshtë të cilat janë të domosdoshme në mënyrë që të ruhet paqja dhe për t’u krijuar kushtet për zbatimin e Marrëveshjes së nënshkruar rishtazi për normalizim:

  • Tërheqja e të gjitha njësive speciale të policisë nga veriu i Kosovës sepse prania e tyre është në kundërshtim me nenet 128 dhe 61 të Kushtetutës së Kosovës dhe Pikën 9 të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Sjellja e këtyre policëve nxit frikë dhe shqetësim në mesin e banorëve lokal dhe përbën kërcënim për paqen, ndërsa mungesa e reagimit ndaj dislokimit joligjor të tyre në veri të Kosovës, ndaj marrjes me dhunë dhe të kundërligjshme të tokës, ka dërguar mesazh të gabuar që lejohet militarizimi i kësaj hapësire;
  • Largimi nga ndërtesat komunale dhe objektet tjera publike të qendrave administrative në veri të Kosovës i përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të Kosovës të cilët nuk kanë legjitimitet demokratik për të përfaqësuar komunitetet lokale në ato mjedise, dhe sigurimi i qasjes së papenguar për zyrtarët ekzistues të administratës lokale në zyrat e tyre deri në organizimin e zgjedhjeve të reja;
  • Dislokimi i njësive të KFOR-it dhe EULEX-it në veri të Kosovës me qëllim të ruajtjes së paqes deri në momentin e kthimit të pakusht të serbëve lokal në polici, që duhet të përfshijë edhe garanci të fuqishme për respektimin e autorizimeve specifike të Drejtorisë Rajonale të Policisë – Veri të cilat janë të përkufizuara me Marrëveshjen e Brukselit e të cilat janë shfuqizuar me vendime të qeverisë së Kosovës në fund të vitit 2021;
  • Zbatimi i nenit 7 të Marrëveshjes për normalizim me të cilin garantohet e drejta për vetë-menaxhim në komunitetet serbe në Kosovë dhe formalizimin e statusit të Kishës ortodokse serbe;
  • Formimi i Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013 dhe Parimet e përgjithshme për formimin e Bashkësisë së komunave me shumicë serbe të vitit 2015;
  • Pas përshtatjes së kuadrit ligjor me qëllim të formimit të Bashkësisë, të organizohen zgjedhjet demokratike në komunat në veri të Kosovës dhe të krijohen kushtet për kthim të papengueshëm dhe të pakusht të serbëve në institucione;
  • Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të majit të vitit 2016 me të cilin vërtetohet pronësia e manastirit të Deçanit mbi 24 hektarëve të tokës;
  • Zgjidhja e rasteve të sulmeve ndaj serbëve dhe pronës së tyre, përfshirë shpronësimin e kundërligjshëm të tokës, incidentet e fundit në të cilat është përdorur arma e zjarrit nga pjesëtari i shërbimit të sigurisë së Kosovës, si dhe forcimi i masave të sigurisë në mjediset serbe në Kosovë;
  • Ndërprerja e demonizimit të popullit serb në paraqitjet publike të Presidentes së Kosovës, Kryeministrit të Kosovës dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë nga radhët e komunitetit shqiptar.

Ju të cilët e keni njohur pavarësinë e Kosovës me premtimin që do të ndërtohet një shoqëri multietnike dhe demokratike, dhe të cilët për vite me radhë keni punuar në afirmimin e pavarësisë së saj, keni obligim historik dhe moral ndaj fatit të popullit serb që jeton në këto hapësira. E ardhmja jonë varet nga vendosmëria juaj, nga shpejtësia e veprimit tuaj varet ruajtja e paqes në Kosovë. Historia do t’i mbajë mend veprimet tuaja të ardhshme, bëhuni të përgjegjshëm ndaj vlerave të demokracisë në shoqëritë e polarizuara multietnike në të cilat qëndron civilizimi perëndimor.

Të nënshkruarit:

1. Dragisha Mijaçiq / InTER / Zubin Potok

2. Jovana Radosavleviq / Iniciativa e Re Sociale / Leposaviq

3. Millica Andriq Rakiq / Iniciativa e Re Sociale / Zubin Potok

4. Miodrag Milliqeviq / Aktiv / Mitrovica e Veriut

5. Dushan Radakoviq / ACDC / Mitrovica e Veriut

6. Mirosllav Ivanoviq / gjyqtar në pension / Mitrovica e Veriut

7. Nenad Todoroviq/ regjisor teatri / Mitrovica e Veriut

8. Ljubomir Pantoviq / avokat / Mitrovica e Veriut

9. Prof. Nebojsha R. Mitiq PhD / profesor në Fakultetin e Mjekësisë të UP-së / Mitrovica

e Veriut

10. Prof. Bilana Jarediq PhD / Zveçan

11. Momçillo Trajkoviq / kryetar i Forumit Kombëtar Serb / Graçanicë

12. Prim. dr. Zvonko Radosavleviq / kirurg / Leposaviq

13. Profesor Igor Damjanoviq PhD / profesor i dramës, Fakulteti i Arteve i UP-së / Beograd,

i zhvendosur

14. Aleksandar Arsenijeviq / kryetar i Iniciativës Qytetare Mbijetesa Serbe / Zveçan

15. Radmila Kapetanoviq / Rrethi i motrave serbe / Zubin Potok

16. Jasmina Zhivkoviq Jovanoviq / Shoqata e familjeve të personave të zhdukur –

Shtërpce

17. Goran Avramoviq / redaktor RTV Kim / Graçanica

18. Predrag Milkoviq / avokat / Mitrovica e Veriut

19. Zorica Vorguçiq / redaktore RTV Kim / Graçanica

20. Darko Dimitrijeviq / redaktor Radio Gorazhdeci / Gorazhdec

21. Angjellka Qup / gazetare / Gračanica

22. Ivan Nikolliq / CSD / Graçanica

23. Ruzhica Simiq / Të drejtat e gruas / Mitrovica e Veriut

24. Marko Jakshiq / Bachelor në juridik dhe aktivist politik / Mitrovica e Veriut

25. Sasha Llazareviq Kudra / solist vokal / Zubin Potok

26. Ana Marija Ivkoviq / gazetare Alternativna / Zveçan

27. Millosh Subotiq / Bachelor në juridik / Mitrovica e Veriut

28. Stefan Velkoviq / aktivist social dhe politik / Mitrovica e Veriut

29. Marko Millenkoviq / Iniciativa e Re Sociale / Leposaviq

30. Ivan Vuçkoviq / gazetar / Leposaviq

31. Stefan Kalaba / inxhinier i pylltarisë / Zveçan

32. Nenad Maksimoviq / Qendra për Paqe dhe Tolerancë / Graçanicë

33. Aleksandar Rapajiq / Dialogu Nansen / Mitrovica e Veriut

34. Rajko Jovanoviq / Qendra për Dialog Social / Graçanicë

35. Aleksandar Velliq / Qendra për Dialog Social / Graçanicë

36. Vlladimir Radosavljeviq / profesor / Leposaviq

37. Millan Dobriq / dizajner grafik / Mitrovica e Veriut

38. Danillo Gjuriq / instruktor i ngjitjes / Osojane

39. Jellena Jevremoviq / profesoreshë / Leposaviq

40. Bojana Manitasheviq / Qendra për Dialog Social / Graçanicë

41. Nevena Radosavljeviq / aktiviste dhe studiuese e paqes / Leposaviq

42. Suzana Vukashinoviq / menaxhere financiare / Llapllasellë

43. Mlladena Vukashinoviq / Llapllasellë

44. Velko Samarxhiq/ Qendra për Iniciativa Sociale / Pejë

45. Bilana Stankoviq / Llapllasellë

46. Aleksandar Tanaskoviq / Eco Lepo / Leposaviq

47. Vlladan Paviq / mjeshtër i zërit Teatri Kombëtar i Prishtinës në Graçanicë / Mitrovica e

Veriut

48. Vlladisllav Gjerkoviq / Administrata e Teatrit Kombëtar të Prishtinës në Graçanicë /

Leposaviq

49. Isidora Todoroviq / studente e letërsisë botërore / Mitrovica e Veriut

50. Nebojsha Gjorgjeviq / aktor në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në Graçanicë / Valjevë,

i zhvendosur

51. Ivana Simiq / organizatore në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në Graçanicë/ Beograd, i

zhvendosur

52. Verica Neshoviq / Bachelor në ekonomi / Leposaviq

53. Verka Jovanoviq / sektori privat / Leposaviq

54. Sllobodan Pejanoviq / Master në histori / Leposaviq

55. Gordana Gjoriq / Shoqata e grave sipërmarrëse Avenija / Graçanica

56. Angjela Millosavljeviq / Bachelor në shkenca farmaceutike / Leposaviq

57. Ivan Millosavljeviq / Bachelor në shkenca të informacionit / Leposaviq

58. Nenad Jovanoviq / sipërmarrës / Leposaviq

59. Srgjan Simonoviq / Qendra Humane Mitrovica / Mitrovica e Veriut

60. Verolub Petroniq / Qendra Humane Mitrovica / Mitrovica e Veriut

61. Dejan Nedelkoviq / OJQ Zemra e gjelbër / Mitrovica e Veriut

62. Miodrag Andriq / inxhinier organizativ në pension / Zubin Potok

63. Vesna Jovanoviq / profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë serbe / Partesh

64. Ruzhica Llukiq / mësimdhënëse në pension / Partesh

65. Dobrivoje Jovanoviq / mësimdhënës në pension / Partesh

66. Olliver Vujoviq / Forumi për bashkëpunim dhe shoqëri multietnike / Graçanicë

67. Millivoje Raiçeviq / Master në administratë publike / Mitrovica e Veriut

68. Nikolla Todiq / Iniciativa e Re Sociale / Leposaviq

69. Sllobodan Stoshiq / ACDC / Mitrovica e Veriut

70. Vlladan Trifiq / Instituti për hulumtime publike / Graçanicë

71. Ivana Millosavleviq / Shoqata e familjeve të personave të zhdukur – Shtërpce

72. Jovana Cvetniq / gazetare e diplomuar / Zubin Potok

73. Sasha Illiq / Qendra për Paqe dhe Tolerancë / Graçanicë

74. Nemanja Nestoroviq / profesor i gjuhës dhe letërsisë angleze / Mitrovica e Veriut

75. Ivan Stojkoviq / organizator në Teatrin Kombëtar të Prishtinës në Graçanicë / Beograd,

i zhvendosur

76. Sllagjana Kostiq / Bachelor në ekonomi / Zubin Potok

77. Urosh Branoviq / sipërmarrës / Leposaviq

78. Igor Dashiq / punonjës social / Zveçan

79. Ollivera Manojlloviq / profesoreshë e gjuhës serbe / Zubin Potok

80. Marko Radojeviq / profesor i biologjisë / Zubin Potok

81. Çasllav Tomoviq / inxhinier i teknologjisë / Veli Breg, Zubin Potok

82. Boban Petroviq / profesor / Graçanicë

83. Millena Kasalloviq / profesoreshë e gjuhës serbe / Zubin Potok

84. Olliver Vezmar / inxhinier elektrik / Zubin Potok

85. Lubisha Mijaçiq / arkitekt inxhinier / Zubin Potok

86. Bojana Vukadinoviq / Master në psikologji / Mitrovica e Veriut

87. Nemanja Jovanoviq / profesor i IT-së / Zubin Potok

88. Natasha Trifunoviq / arkitekte inxhiniere / Zubin Potok

89. Dragana Dobrosavleviq / Shoqata e familjeve të personave të zhdukur – Shtërpce

90. Martin Alleksiq / profesor i matematikës / Zubin Potok

91. Dushan Bazoviq / student i mjekësisë / Mitrovica e Veriut

92. Zoran Milliq / profesor i matematikës / Zubin Potok

93. Nikolla Spasojeviq / profesor i matematikës / Zubin Potok

94. Sanja Krtiniq / aktiviste qytetare, pedagoge / Mitrovica e Veriut

95. Bojana Milletiq / profesoreshë e biologjisë / Zubin Potok

96. Sonja Bozhoviq / profesoreshë e gjuhës serbe / Zubin Potok

97. Danijella Millosavleviq/ profesoreshë e gjuhës serbe / Mitrovica e Veriut

98. Radosava Gjorgjeviq / profesoreshë e kimisë / Zubin Potok

99. Dragica Popoviq / doktor i mjekësisë / Mitrovica e Veriut

100. Dragica Tomoviq / profesoreshë e sociologjisë / Zubin Potok

101. Sllagjana Vulloviq / profesoreshë / Zubin Potok

102. Natasha Bjellica / profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë angleze / Mitrovica e

Veriut

103. Aleksandra Saviq / profesoreshë e gjeografisë / Zubin Potok

104. Zllatko Stojanoviq / Llapllasellë

105. Milan Bozhoviq / Bachelor në ekonomi / Zubin Potok

106. Millosh Mitroviq / profesor i gjuhës frënge / Zubin Potok

107. Marija Trikosh / profesoreshë e gjeografisë / Mitrovica e Veriut

108. Sanja Sovrlliq / gazetare / Leposaviq

109. Nedeljko Mijaçiq / pensionist / Zubin Potok

110. Vasillije Markoviq / inxhinier elektrik në pension / Zubin Potok

111. Sllagjana Vukashinoviq / Llapllasellë

112. Gjorgje Jelliq / elektrotenik i kompjuterit / Zubin Potok

113. Aleksandar Arsiq / inxhinier elektrik / Mitrovica e Veriut

114. Dragisha Kostiq / InTER / Zubin Potok

115. Ana Qup Marković / gazetare Gračanica Online dhe Prva TV / Graçanicë

116. Bojan Millosavljević / Aksioni për Zhvillim Social dhe Ekonomik / Leposaviq

117. Branisllav Vasoviq / Qendra Kulturore Rinore / Leposaviq

118. Mirjana Obradoviq / pensioniste / Zubin Potok

119. Jelena Prica / punëtore e administratës tatimore / Mitrovica e Veriut

120. Millica Prica / filologe dhe dizajnere / Mitrovica e Veriut

121. Marija Simunoviq / inxhiniere bujqësore / Zubin Potok

122. Anastasija Rakiq / inxhiniere bujqësore / Zubin Potok

123. Vasilka Voinoviq / Svet anđela / Mitrovica e Veriut

124. Marija Millenkoviq / InTER / Zubin Potok

125. Katarina Millosavleviq / studente / Rudar i Madh, Zveçan

126. Aleksandra Fiqoviq / studente / Rudar i Madh, Zveçan

127. Dobrinka Obradović / Teknik ndërtimi / Zubin Potok

128. Mishell Koneski / Master në menaxhment ndërkombëtar/ Leposaviq

129. Millica Millenkoviq / inxhiniere ndërtimi / Zubin Potok

130. Sasha Jovanoviq / Shoqata e familjeve të personave të zhdukur – Shtërpce

131. Verica Mijaçiq / profesoreshë e edukatës qytetare / Zubin Potok

132. Millica Markoviq / profesoreshë e biologjisë / Zubin Potok

133. Zorica Stankoviq / amvise / Partesh

134. Dragana Viqentijeviq / profesoreshë e kimisë / Zubin Potok

135. Andrijana Vllashkoviq / Bachelor në ekonomi / Zubin Potok

136. Snezhana Periq Bogdanoviq / koordinatore e projektit / Graçanica

137. Aleksandar Ratkoviq / inxhinier i arkitekturës / Mitrovica e Veriut

138. Danillo Radoviq / inxhinier profesional specialist i informatikës dhe shkencave

kompjuterike / Mitrovica e Veriut

139. Mirjana Bojoviq / Bachelor në juridik / Mitrovica e Veriut

140. Radolub Jakshiq / elektricist i impianteve / Zubin Potok

141. Millena Dabetiq / psikologe, Certifikatë evropiane në psikoterapi / Mitrovica e

Veriut

142. Nikollina Kllajiq / studente e shkencave politike / Mitrovica e Veriut

143. Marina Millentijeviq / studente e gazetarisë / Zveçan

144. Vladislav Qup / punonjës mediatik /Grçanicë

145. Millena Maksimoviq / punëtore mediatike / Radevë

146. Milladin Kostiq / pensionist / Zubin Potok

147. Dimitrije Mirkoviq / punëtor mediatik / Llapllasellë

148. Zorica Obradoviq / studente / Zubin Potok

149. Nikolla Millosavleviq / punonjës mediatik / Graçanicë

150. Nenad Cvetniq / teknik mjekësor / Zubin Potok

151. Bozhidarka Zhivkoviq / Shoqata e familjeve të personave të zhdukur –

Shtërpce

152. Dragan Peshakoviq / inxhinier ndërtimi / Leposaviq

153. Sunçica Andrejeviq / fotoreportere Alternativna / Uglarë – Fushë Kosovë

154. Marina Bozhoviq / profesoreshë e gjeografisë / Zubin Potok

155. Vllado Vukomanoviq / teknik i ekonomisë/ Zubin Potok

156. Nemanja Bozhoviq/ Bachelor në pedagogji / Mitrovica e Veriut

157. Vesna Kostiq / edukatore e kopshtit, pedagoge / Zubin Potok

158. Violleta Marinkoviq / Bachelor në ekonomi / Zubin Potok

159. Nemanja Obradoviq / inxhinier i elektroteknikës dhe informatikës / Zubin

Potok

160. Andrija Igić / gazetar, korrespondent i RTS / Prishtinë

161. Vesna Stajiq / menaxher profesional / Novobërdë

162. Dragan Bozhoviq / inxhinier i diplomuar / Zubin Potok

163. Vladimir Zhivkoviq/ inxhinier elektrik dhe aktivist civil, Graçanicë