Gjatë diskutimit u hapën edhe çështje që lidhen me sfidat administrative me të cilat përballen qytetarët në praktikë, përfshirë zbatimin e ndryshëm të procedurave, kërkesat shtesë për dokumentacion, afatet për aplikim, si dhe nevojën për informata më të qarta dhe komunikim më efikas ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve.
Diskutimi u organizua në kuadër të projektit “Ndërtimi i besimit dhe përgjegjësisë përmes dialogut për të drejtat e njeriut”, i cili synon forcimin e besimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve, përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.