Gjatë diskutimit u prezantua platforma për konsultime publike, me theks të veçantë në rëndësinë dhe përdorimin praktik të saj në mbrojtjen e të drejtave të grupeve joshumicë dhe të cenueshme.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen më në detaje me funksionalitetet e platformës, të mësojnë mënyrat për të kontribuar në proceset konsultative dhe të japin rekomandime konkrete për përmirësimin e saj.
Kjo aktivitet është pjesë e projektit “Avancimi i të Drejtave të Njeriut përmes Aktivitetit Informues dhe Përfshirjes së Komunitetit”, i cili zbatohet nga OJQ ACDC me mbështetjen e UNMIK-ut. Projekti synon fuqizimin e komuniteteve lokale përmes edukimit dhe përfshirjes aktive të qytetarëve në proceset me rëndësi publike.
