05.06.2024. » 19:06 | ACDC


Dita Botërore e Mjedisit



Sot kremtojmë Ditën Botërore të Mjedisit! Kjo nismë globale na kujton se sa e rëndësishme është të kujdesemi për planetin tonë dhe të ndërmarrim hapa drejt ruajtjes së tij.

dita-boterore-e-mjedisit-2
FOTO: ACDC

Sot kremtojmë Ditën Botërore të Mjedisit! Kjo nismë globale na kujton se sa e rëndësishme është të kujdesemi për planetin tonë dhe të ndërmarrim hapa drejt ruajtjes së tij.

Mbrojtja e mjedisit nuk është vetëm një detyrë për qeveritë dhe organizatat e mëdha - secili prej nesh mund të kontribuojë.Zvogëloni përdorimin tuaj të plastikës duke përdorur qese të riciklueshme. Mbillni pemë dhe bimë, sepse çdo pemë e mbjellur ndihmon në luftimin e ndryshimeve klimatike. Merrni pjesë në aktivitetet e pastrimit të parqeve dhe lumenjve dhe përhapni ndërgjegjësimin duke edukuar veten dhe të tjerët për rëndësinë e ruajtjes së natyrës.

Në frymën e kësaj dite, ACDC i bashkohet përpjekjes globale për të ruajtur natyrën. Jemi krenarë t'ju njoftojmë se sot mbollëm një pemë si simbol të përkushtimit tonë për mbrojtjen e mjedisit. Ne besojmë se hapa të vegjël si ky mund të çojnë në ndryshime të mëdha. Së bashku ne mund të bëjmë një ndryshim të madh!