29.04.2023. » 11:50 | ACDC


Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë



Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë kremtohet çdo 28 Prill, me qëllim promovimin dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e parandalimit të lëndimeve dhe aksidenteve në punë, por edhe për të reduktuar shfaqjen e sëmundjeve të shkaktuara nga rreziqet në vendin e punës. 

dita-boterore-e-sigurise-dhe-shendetit-ne-pune
FOTO: ACDC

Dita Botërore e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë kremtohet çdo 28 Prill, me qëllim promovimin dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e parandalimit të lëndimeve dhe aksidenteve në punë, por edhe për të reduktuar shfaqjen e sëmundjeve të shkaktuara nga rreziqet në vendin e punës. Çdo aksident në vendin e punës, qoftë lëndim, sëmundje apo rezultat fatal, është i papranueshëm. Duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e shëndetit dhe sigurisë në punë, punëdhënësit zbatojnë një qasje efektive ndaj kësaj teme dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në shpëtimin e jetëve të punëtorëve të tyre, si dhe qasen në mënyrë të përgjegjshme shoqërore dhe të ndërgjegjshme ndaj punonjësve të tyre. Është shumë e rëndësishme që edhe punëtorët të adoptojnë këtë qasje dhe të kërkojnë që ata të mbrohen në mënyrë të përshtatshme në vendin e tyre të punës.

Me rastin e Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, dëshirojmë të theksojmë edhe një herë nevojën dhe mundësitë e bashkëpunimit efektiv ndërmjet punëdhënësve, punëtorëve dhe qeverive/institucioneve për zbatimin sa më të mirë të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë. Masa të cilat mund të shpëtojë miliona jetë në mbarë botën dhe të tregojë se bashkëpunimi efektiv ndërmjet partnerëve social është kyç në parandalimin e aksidenteve në punë dhe sëmundjeve profesionale.