Ndaj lajmin:
Jemi dëshmitarë se edhe sot, pas pak më shumë se shtatë dekadash që kanë kaluar nga miratimi i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, është evidente se sa vëmendje dhe përpjekje duhet investuar për të realizuar të gjitha parimet e shpallura nga kjo deklaratë. Përkundër progresit që po shohim, të drejtat e njeriut të personave të cenueshëm social, të moshuarve, personave të pafuqishëm dhe grupeve minoritare janë ende të kërcënuara, madje edhe në vendet e zhvilluara.
Në kuadër të 10 dhjetorit, theksojmë edhe një herë rëndësinë e respektimit të parimeve të Deklaratës, solidaritetit, tolerancës, respektimit dhe promovimit të vlerës së të drejtave të njeriut.Lufta për barazi dhe dinjitet është një detyrë që nuk do të përfundojë kurrë.