09.05.2023. » 15:23 | ACDC

Dita e Evropës

Sot, 9 maji festohet në Evropë si Dita e Fitores mbi Fashizmin dhe Dita e Evropës, në përkujtim të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Evropë në vitin 1945 dhe fillimit të krijimit të Bashkimit Evropian, pesë vjet më vonë që shënoi një pikë kthese në marrëdhëniet ndërmjet vendeve evropiane dhe hapi rrugën për krijimin e një bashkësie shtetesh në atë kontinent.

dita-e-evropes
FOTO: ACDC

Dita e Evropës, 9 maji, u krijua si një ditë për të përkujtuar deklaratën e Ministrit të Jashtëm francez, Robert Schuman, nga viti 1950, që konsiderohet si hapi i parë zyrtar në krijimin e BE-së. Deklarata ishte një propozim për ish-armiqtë, Francën dhe Gjermaninë, për të krijuar një organizatë për të menaxhuar bashkërisht industritë e tyre të qymyrit dhe çelikut, në mënyrë që lufta në Evropë të mos përsëritej më.

Sot është një mundësi për të kujtuar vlerat mbi të cilat u ndërtua ideja e Evropës - paqen, solidaritetin dhe bashkimin. Pikërisht falë veprimit të përbashkët dhe solidaritetit, Evropa arriti të kapërcejë shumë pengesa dhe të ndërtojë një nga rajonet më të zhvilluara të botës.Duke kremtuar Ditën e Evropës dhe Ditën e Fitores, kujtojmë të gjithë ata që dhanë jetën për liri dhe demokraci dhe vetëm përmes punës së përbashkët dhe solidariteti mund të krijojmë një të ardhme më të mirë dhe më të begatë për të gjithë.