23.01.2023. » 12:19 | ACDC
Kanceri i qafës së mitrës është lloji i katërt më i zakonshëm i kancerit në mesin e gjinisë femërore. Për të rritur ndërgjegjësimin për këtë problem shëndetësor dhe për të njohur më mirë gratë me masat parandaluese dhe rëndësinë e ekzaminimeve të rregullta gjinekologjike, çdo të tretën javë të janarit (17.01-23.01) festohet si Dita Evropiane e Kancerit të Qafës së Mitrës.

Niveli i sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë për gratë që vuajnë nga kjo sëmundje janë shkatërruese. Për këtë arsye organizimi i seminareve edukative, manifestimeve publike, forumeve, materialeve promovuese dhe njoftimeve në rrjetet sociale është vendimtar për ndërgjegjësimin për këtë sëmundje.
Për të ç'rrënjosur këtë sëmundje dhe për të ulur shkallën e vdekshmërisë, apelojmë se zbulimi i hershëm i kancerit të qafës së mitrës është e vetmja zgjidhje e mundshme e sigurt për të luftuar këtë plagë të rrezikshme, me theks të veçantë në rëndësinë e ekzaminimit të rregullt, vaksinimit kundër virusit HPV, por edhe ofrimin e mbështetjes sociale dhe psikologjike për gratë që janë përballur me këtë lloj sëmundje.
Lajmet e fundit