08.03.2023. » 11:38 | ACDC


Dita Ndërkombëtare e Gruas



Protestat e para të grave u zhvilluan në vitin 1857 në Nju Jork. 

dita-nderkombetare-e-gruas
FOTO: ACDC

Protestat e para të grave u zhvilluan në vitin 1857 në Nju Jork. Gratë e punësuara në industrinë e tekstilit dolën në rrugë dhe protestuan publikisht për shkak të kushteve jo të mira të punës dhe pagave të ulëta.Demonstrata u shtyp shpejt nga policia, por këto gra të guximshme krijuan një sindikatë vetëm dy muaj më vonë. Që nga ajo periudhë, çdo vit, kudo në botë, 8 Marsi festohet si një ditë e veçantë - Dita e Gruas. Dita kur gratë u ngritën dhe e kundërshtuan sistemin, dita kur gratë luftuan për barazinë e grave dhe burrave. Dita kur gratë filluan të luftojnë që brezat tanë të ardhshëm të grave të jetojnë më mirë.

Përgjatë historisë, kjo ditë ka humbur, por edhe ka fituar fuqi. Sot, kur gratë ende përballen me probleme të shumta në shoqëri, diskriminim në punë dhe mungesë barazie, kjo ditë është më se e rëndësishme. Mos lejoni që 8 Marsi të humbasë kuptimin e tij dhe të jetë vetëm një ditë e vitit kur ju blini lule për gratë që ju rrethojnë dhe u uroni atyre një ditë të lumtur. Respektoni ato, vlerësoni punën e tyre dhe tregoni mirënjohje për gjithçka që bëjnë dhe gjithçka që janë në jetën tuaj edhe në ditët e tjera të vitit.