22.04.2023. » 15:44 | ACDC
Çdo vit, më 22 Prill, kremtohet Dita Ndërkombëtare e Tokës për të tërhequr vëmendjen e të gjithë shoqërisë ndaj nevojës për të ruajtur burimet natyrore.
Çdo vit, më 22 Prill, kremtohet Dita Ndërkombëtare e Tokës për të tërhequr vëmendjen e të gjithë shoqërisë ndaj nevojës për të ruajtur burimet natyrore. Kjo festë u pranua përgjithësisht në vitin 1992, por vetëm në vitin 2009 u miratua zyrtarisht nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve për rëndësinë e ruajtjes së natyrës dhe parandalimit të pasojave negative për mjedisin.
Shënimi i kësaj date është i rëndësishëm, sepse paralajmëron për rreziqet që kërcënojnë jetën në Tokë, ekosistemet dhe zonat urbane, për shkak të zhvillimit të industrisë, ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike, në mënyrë që popullata të ndërgjegjësohet për përgjegjësinë e saj ndaj planetit ku jeton dhe në këtë mënyrë të zvogëlojë ndikimet negative në mjedis.
Lajmet e fundit