24.07.2025. » 10:57 | ACDC


Ekspozita “Heshtja nuk është përgjigje” e mbajtur në Mitrovicën e Veriut



Të mërkurën, më 23 korrik, në PKC Akvarijus në Mitrovicën e Veriut, u mbajt ekspozita “Heshtja nuk është përgjigje” e artistes Jelena Milićević. Nëpërmjet portreteve të fuqishme dhe shprehjes artistike, ekspozita ndriçon temat e dhunës, padrejtësive shoqërore dhe rolin e artit si zë i rezistencës ndaj heshtjes dhe indiferencës.

ekspozita-heshtja-nuk-eshte-pergjigje-e-mbajtur-ne-mitrovicen-e-veriut
FOTO: ACDC

“Heshtja mund të jetë e rehatshme, por arti është këtu për të na kujtuar se ndryshimet janë të nevojshme dhe të mundshme,” theksoi autorja.

E frymëzuar nga tregimet e atyre që kanë mbijetuar dhunën, artistja përmes kombinimit të pikturës portretuese me avokimin dhe aktivizmin, bën thirrje për ngritjen e vetëdijes, empati, humanizëm, nxitje të dialogut dhe kontribut në ndërtimin e një komuniteti pa dhunë.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Kanavaca e kulturës në veri të Kosovës”, i zbatuar nga OJQ ACDC me mbështetjen e Programit të Bashkëpunimit Zviceran.