Ndaj lajmin:
Ky vazhdim i bashkëpunimit ka për qëllim përmirësimin e mëtejshëm të qasjes në drejtësi për të gjitha komunitetet, përmes tejkalimit të barrierave gjuhësore dhe forcimit të kapaciteteve të institucioneve gjyqësore.
Përkthyesit dhe bashkëpunëtorët ligjorë të angazhuar do të ofrojnë mbështetje në punën e përditshme të gjykatës, duke kontribuar në trajtimin më efikas të rasteve dhe komunikim më të mirë me qytetarët.