26.10.2021. » 10:17 | ACDC


Forumi për komunitet të qëndrueshëm, 20-21 Tetor 2021 - EU TАCSO 3



Forumi për Komunitet të Qëndrueshëm (CRF) u mbajt në Beograd më 20 dhe 21 tetor si pjesë e projektit të BE-së TACSO 3. Të pranishëm në Forum ishin përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia. Përfaqësues nga Kosova ishin anëtarë të organizatave Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike.

forumi-per-komunitet-te-qendrueshem-20-21-tetor-2021-eu-tacso-3
FOTO: ACDC

Forumi për Komunitet të Qëndrueshëm (CRF) u mbajt në Beograd më 20 dhe 21 tetor si pjesë e projektit të BE-së TACSO 3. Të pranishëm në Forum ishin përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqia. Përfaqësues nga Kosova ishin anëtarë të organizatave Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, Rrjeti i Grave të Kosovës dhe Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike.

Tema e hapjes së ditës së parë ishte “Pse komuniteti ka rëndësi dhe si e dimë se çfarë ka nevojë komuniteti”. Biljana Dakiq Xhorgjeviq, drejtore ekzekutive e Fondacionit Trag, po fliste për këtë dhe Marina Shkrabalo nga Fondacioni “SOLIDARNA” nga Kroacia foli për Rindërtimin e besimit me komunitetet në kohë krize – Një orientim nga përvoja e BE-së. Më pas pjesëmarrësit patën mundësinë të vazhdojnë punën e tyre në sesione paralele në lëndët si në vijim:

1) Forcimi dhe mobilizimi - si të mbështeten komunitetet për t'u rikuperuar kur gjithçka shpërbëhet

2) Cenueshmëria në kohë krize – prezantimi i rasteve të mbështetjes së OSHC-ve për grupet vulnerabël

3) Vëzhgimi i nevojave të komuniteteve

Tema e ditës së dytë ishte mbështetja financiare e BE-së për palët e treta.

Tema filloi nga Gabi Hagmueller me shembuj të praktikave të mira nga lagjja dhe rajoni. Pas kësaj, Milorad Bijeletiq, drejtor ekzekutiv i Shkollës së Hapur të Beogradit nga Serbia, Dren Puka, Drejtor i Departamentit për Hulumtime, Avokim dhe Qendra Burimore nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile dhe Dr. Tezcan Eralp Abay, Drejtor i Përgjithshëm nga Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (STGM) nga Turqia i cili u drejtua me temën për Mentorimin dhe monitorimin - Roli i OSHC-ve që menaxhojnë mbështetjen financiare për palët e treta. Dragan Nedelkoviq, Protok 21, nga Serbia dhe Ozan Devrim Yay Life, Memory and Freedom Association, nga Turqia, me temën për vlerën e mbështetjes financiare të BE-së për komunitetet lokale – përvojën e disa përfituesve të granteve të OShC-ve me bazë në komunitet. Pas kësaj ligjërate pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë përvojën e tyre në lidhje me temat e mëposhtme:

  1. Modelet e qëndrueshme të aktivizmit – Qasje të reja në epokën dixhitale (Aktivizmi dhe komunikimi dixhital).
  2. Fuqia e mbështetjes së komunitetit – Filantropia e komunitetit dhe financimi për qëndrueshmëri.
  3. Rëndësia e adoptimit të Qasjes së Bazuar në të Drejtat e Njeriut (HRBA) në ndërtimin e komuniteteve të qëndrueshme – Si të këmbëngulim në aktivizëm në rrethana të turbullta

Vetë Forumi mori të gjitha vlerësimet nga pjesëmarrësit si dhe nga organizatorët dhe u përfundua me deklarimin e ideve të qarta për përmirësimin e punës rajonale të shoqërisë civile dhe drejtimin më të mirë të fondeve nga BE-ja në prioritetet e komunitetit të WBC dhe Turqisë. Përveç njohurive të shumta të mbledhura nga pjesëmarrësit gjatë forumit, është e rëndësishme të theksohet se shumë njohje u zhvilluan përmes këtij eventi dhe krijuan mundësi për rrjetëzime të reja të organizatave të shoqërisë civile në të gjithë rajonin. Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike u përfaqësua në këtë Forum nga Menaxheri i Programit,.Slobodan Stoshiq.