9–11 maj 2025, Prevallë– Nën organizimin e OJQ-së ACDC, është realizuar me sukses kampi i katërt dhe i fundit vikendor për të rinjtë, në kuadër të programit Youth Empowered through Inclusive Schools and Societies (YESS). Kampi mblodhi të rinjtë që kishin marrë pjesë në të gjitha takimet e mëparshme, duke përmbyllur në mënyrë simbolike një rrugëtim shumëmujor përmes fuqizimit gjuhësor, kulturor dhe personal të të rinjve nga komunitete të ndryshme në Kosovë.
Gjatë qëndrimit treditor në Prevallë , pjesëmarrësit vazhduan të përmirësojnë njohuritë e tyre në gjuhën serbe dhe shqipe përmes punëtorive të strukturuara gjuhësore. Përveç mësimit formal, u realizuan shumë aktivitete kreative – nga krijimi i “ishujve të imagjinuar” me rregullat dhe himnet e tyre, deri te lojërat interaktive që nxitën frymën e ekipit, shkëmbimin e mendimeve dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

Një theks i veçantë u vendos në të mësuarit joformal përmes shëtitjeve të përbashkëta në natyrë në fshatin turistik Prevalac, projeksioneve filmike në mbrëmje dhe sesioneve reflektuese që ndihmuan të rinjtë të vlerësojnë përparimin e tyre. Dita e fundit përfshiu një vlerësim përfundimtar dhe ndarjen solemne të certifikatave për të gjithë pjesëmarrësit që kaluan me sukses të gjithë ciklin.
Me këtë ngjarje është përmbyllur me sukses cikli i dytë i kampeve për të rinjtë i organizuar nga OJQ ACDC, ndërsa reagimet pozitive të të rinjve tregojnë rëndësinë e këtyre programeve për promovimin e përfshirjes, mirëkuptimit dhe bashkëjetesës në një mjedis multietnik.
Ky program është pjesë e projektit „Të rinjtë të fuqizuar përmes shkollave dhe shoqërive gjithëpërfshirëse (YESS)“, i financuar nga Fondi për Ndërtimin e Paqes i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe i zbatuar nga UNICEF dhe IOM Kosova.


