28.10.2024. » 10:07 | ACDC


Komunikata për media - 28.10.2024 -Thirrje organizatave ndërkombëtare për veprim kundër represionit policor ndaj komuniteteve joshumicë në Kosovë



Pasi misioni i EULEX-it i'u përgjigj thirrjes tonë në lidhje me rastin e Suboticit, ne informojmë publikun se kemi marrë parasysh këtë hap të parë në vendosjen e përgjegjësisë për torturën policore të bashkëqytetarit tonë Millosh Subotic dhe presim të raportojmë më tej për veprimet e Inspektorati Policor në këtë rast.

komunikata-per-media-28102024-thirrje-organizatave-nderkombetare-per-veprim-kunder-represionit-policor-ndaj-komuniteteve-joshumice-ne-kosove
FOTO: ACDC

Pasi misioni i EULEX-it i'u përgjigj thirrjes tonë në lidhje me rastin e Suboticit, ne informojmë publikun se kemi marrë parasysh këtë hap të parë në vendosjen e përgjegjësisë për torturën policore të bashkëqytetarit tonë Millosh Subotic dhe presim të raportojmë më tej për veprimet e Inspektorati Policor në këtë rast. I rikujtojmë EULEX-it se vetëm publikimi i raportit mund të ketë efekt korrigjues dhe prandaj kërkojmë që publiku të informohet rregullisht për të gjeturat e misionit monitorues në këtë rast. Praktika e prezantimit të brendshëm të raporteve tek ato institucione që shkelin të drejtat e qytetarëve, veçanërisht pas ngjarjeve të fundit në veri, është dëshmuar të jetë e papërshtatshme dhe nuk kontribuon në arritjen thelbësore të misionit të EULEX-it.

Besojmë se ky rast është vetëm një në serinë e atyre që tregojnë për përdorim sistematik të torturës dhe forcës së tepruar në veri të Kosovës dhe apelojmë tek organizatat ndërkombëtare dhe misionet diplomatike që të merren në mënyrë strukturore me këtë problem. Për këtë qëllim ftojmë:

  • Zyrën e Këshillit të Evropës në Kosovë të informojë të gjithë anëtarët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në raportet e saj për torturën policore në veri të Kosovës, si dhe të përfshijë çështjen e abuzimit sistematik të policisë kundër grupeve minoritare në Kosovë në diskutimet për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në këtë organizatë.
  • Bashkimin Evropian, të raportojë në raportin vjetor për progresin e Kosovës drejt BE-së për rastet e torturës policore ndaj qytetarëve të nacionalitetit serb, si dhe të sigurojë mjete për forcimin e kontrollit civil mbi aparatin policor përmes mekanizmave të vet.
  • Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të vënë në dukje praktikën e përdorimit të tepruar të forcës nga Policia e Kosovës në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit për gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe t'i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm dhe konkret për të krijuar një ekuilibri etnik në strukturat policore në përputhje me parimet kushtetuese.
  • Organizatat Ndërkombëtare; Amnesty International dhe Human Rights Watch, të përfshijnë parametrat e trajtimit policor të minoriteteve në Kosovë në metodologjitë e tyre për vlerësimin e gjendjes së demokracisë dhe të integrojnë gjetjet mbi këto praktika në vlerësimet e caktuara për Kosovën.

Gjithashtu, ne u bëjmë thirrje misioneve të tjera ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë OSBE-në, UNMIK-un dhe OHCHR-në, që të intensifikojnë aktivitetet e tyre në monitorimin e veprimeve të Policisë së Kosovës ndaj komuniteteve pakicë dhe të raportojnë rregullisht tek publiku.