Komunikatë e përbashkët lidhur me rrënimin e Hotelit „Jezero“ në Liqenin e Ujmanit

30.07.2026. » 14:20 ACDC
Ndaj lajmin:

Njoftojmë opinionin publik në Kosovë se me rrënimin e kundërligjshëm të Hotelit "Jezero", të kryer me urdhër të Faruk Mujkës, drejtor i Ndërmarrjes Publike për Menaxhimin e Ujërave "Ibër-Lepenc", është cenuar rendi kushtetues dhe juridik në Kosovë, i cili përcakton qartë kushtet në të cilat mund të rrënohet prona publike dhe private. Me veprimet e tij të kundërligjshme, z. Mujka dhe urdhërdhënësit e tij kanë instrumentalizuar Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

komunikate-e-perbashket-lidhur-me-rrenimin-e-hotelit-jezero-ne-liqenin-e-ujmanit
FOTO: ACDC

 

I bëjmë thirrje Prokurorisë që të hetojë aktivitetet antikushtetuese dhe të kundërligjshme të z. Mujka në lidhje me rrënimin e objekteve në Liqenin e Gazivodës dhe të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për t'i dhënë fund arbitraritetit të drejtorit të "Ibër-Lepencit" dhe për të nisur procedurë penale në përputhje me ligjin.

Po ashtu, i bëjmë thirrje Inspektoratit Policor të Kosovës që të nisë hetime lidhur me veprimet e Policisë së Kosovës gjatë rrënimit të kundërligjshëm të objekteve në Liqenin e Gazivodës dhe të garazheve në Mitrovicën e Veriut.

I bëjmë thirrje Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të iniciojë procedurë disiplinore ndaj inspektorëve që morën pjesë në veprimet arbitrare të z. Mujka.

 

LE TË BASHKËPUNOJMË

Jeni të interesuar për partneritet me ACDC, mbështetjen e punës sonë apo dëshironi të mësoni më shumë për aktivitetet tona?