30.08.2022. » 19:03 | ACDC
KOMUNIKATË PËR MEDIA – Themelimi i Bashkësisë/Asociacionit të komunave serbe
Ne, organizatat e shoqërisë civile nga komuniteti serb, të mbledhura në kuadër të nismës OPEN, kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që t’i zbatojë dispozitat e marrëveshjes së Brukselit dhe të procedoj me themelimin e Bashkësisë/Asociacionit të komunave serbe.
Themelimi i Bashkësisë/Asociacionit të komunave serbe është obligim që është ndërmarrë gjatë negociatave në Bruksel dhe është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj Qeveria e Kosovës duhet të gjejë mënyrën për arritjen e zbatimit të tij.
Andaj, presim nga Qeveria e Kosovës që sa më parë t’i ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm në mënyrë që të themelohet Bashkësia/Asociacioni i komunave serbe në pajtim me parimet e dakorduara në Bruksel.
Nënshkruesit (sipas renditjes alfabetike):
Lajmet e fundit