27.05.2023. » 21:28 | ACDC
OJQ ACDC - Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike, dënon ashpër inkursionin e dhunshëm të forcave të Policisë Speciale të Kosovës në ndërtesat e vetëqeverisjes lokale në veri të Kosovës.
OJQ ACDC - Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike, dënon ashpër inkursionin e dhunshëm të forcave të Policisë Speciale të Kosovës në ndërtesat e vetëqeverisjes lokale në veri të Kosovës. Theksojmë se çdo formë e veprimit të dhunshëm ndaj qytetarëve, të cilët kanë të drejtën e protestës paqësore për shkak të veprimeve të njëanshme të autoriteteve në Prishtinë, është e papranueshme. Shqetësues është fakti i përdorimit të forcës fizike ndaj qytetarëve, mes të cilëve kishte edhe gra.
Veprimet e dhunshme të policisë së Kosovës prishin procesin e pajtimit dhe normalizimit të marrëdhënieve dhe paraqesin vazhdimin e presionit ndaj popullit serb në Kosovë, i cili është intensifikuar me ndërtimin e bazave duke uzurpuar pronat private, si dhe me vendosjen e postblloqeve të njësive speciale në veri të Kosovës.
I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërpresë veprimet e njëanshme dhe të tërheqë njësitë speciale nga komunat në veri të Kosovës dhe të zgjidhë të gjitha çështjet e hapura në mënyrë paqësore me ndërmjetësimin e BE-së dhe përfaqësuesve diplomatikë në Kosovë. Në këtë drejtim theksojmë se të gjitha çështjet e hapura duhet të zgjidhen në marrëveshje me komunitetet lokale në veri të Kosovës. U bëjmë thirrje gjithashtu misioneve dhe organizatave ndërkombëtare, si dhe të gjithë përfaqësuesve diplomatikë, të ndërmarrin hapa konkret për të tërhequr forcat speciale dhe për të qetësuar tensionet.
Lajmet e fundit