02.12.2024. » 16:04 | ACDC
Më 30 nëntor 2024, gjatë një bastisjeje nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut, ka pasur shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë dhunë fizike, përdorim të tepruar të forcës dhe abuzim verbal e psikologjik ndaj Gzim Jahirović-it, Nënkryetar i Partisë Iniciativa Rome, gruas së tij Sultana dhe familjes së tij të zgjeruar.
Në deklaratën e tij për mediat, Gzim Jahirović theksoi se gjatë bastisjes iu nënshtrua rrahjes brutale dhe poshtërimit, ndërsa gruaja e tij pësoi ngacmime seksuale nga ana e zyrtarëve policorë. Fëmijët e tyre ishin dëshmitarë të këtyre ngjarjeve të tmerrshme, që përbën një shkelje shtesë të të drejtës për siguri familjare.
Dëshmi të ngjashme, megjithëse më pak dramatike, kanë ardhur gjithashtu nga qytetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut. Ata kanë raportuar në media raste të bastisjeve të tepruara dhe të paligjshme si pjesë e hetimeve mbi sabotimin e infrastrukturës civile të sistemit hidro Ibar-Lepenac. Organizatat joqeveritare kanë bërë thirrje për autoritetet e zbatimit të ligjit që të tregojnë profesionalizëm dhe të sigurojnë që hetimi të mos keqpërdoret për frikësimin e qytetarëve dhe shkeljen e të drejtave themelore të njeriut. Fatkeqësisht, dëshmi të shumta sugjerojnë se autoritetet kanë injoruar këto thirrje.
Ne dënojmë ashpër çdo bastisje të paautorizuar të pronës private, përdorimin e tepruar të forcës, diskriminimin etnik dhe keqpërdorimin e autoritetit. Ne i bëjmë thirrje Inspektoratit Policor të Kosovës (PIK) që urgjentisht, ex officio, të fillojë hetime bazuar në deklaratat e shumta të qytetarëve të komuniteteve jo-shumicë të raportuara në media. Njëkohësisht, shprehim solidaritetin tonë me të gjitha viktimat e brutalitetit policor ndër vite.
Lajmet e fundit