27.10.2024. » 09:16 | ACDC

Komunikate per medie - 27.10.2024

Në mungesë të përgjigjes ndaj thirrjes sonë, në lidhje me rastin e torturës policore ndaj bashkëqytetarit tonë, Millosh Subotic, ne përsëri po i bëjmë thirrje Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) që të informojë publikun për hapat që ka ndërmarrë për të vendosur përgjegjësinë për trajtimin çnjerëzor dhe torturë në këtë dhe rastet e tjera të fundit të dëshmuara në veri të Kosovës.

komunikate-per-medie-27102024
FOTO: ACDC

I rikujtojmë EULEX-it se mandati i tyre përfshinë monitorimin e institucioneve të Kosovës në rastet që kanë të bëjnë me shkeljet e të drejtave të njeriut. E drejta për mbrojtje nga tortura policore është e sanksionuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe në shumë konventa të tjera ndërkombëtare, duke e bërë të pamohueshme përgjegjësinë e EULEX-it në këto raste.

Duke dështuar për të vepruar dhe duke llogaritur përgjigjen e tyre, mbikëqyrja e EULEX-it mbi praktikat e sundimit të ligjit nga institucionet e Kosovës kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në inkurajimin dhe institucionalizimin e politikave mosndëshkimore, duke u dhënë imunitet individëve dhe grupeve brenda Policisë së Kosovës për përdorim force të tepruar kundër serbëve të Kosovës.

Përmes heshtjes, EULEX-i po bëhet bashkëpunëtor në këtë model abuzimi.

  • Aktiv
  • Qendra për Veprim Afirmativ Social - CASA
  • Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike - ACDC
  • Instituti i Zhvillimit Ekonomik Territorial - InTER
  • Nisma e Re Sociale - NSI