30.11.2024. » 14:37 | ACDC
Një grup organizatash joqeveritare nga veriu i Kosovës dënon ashpër sulmin e mbrëmshëm ndaj kanalit Ibër-Lepenc në Zubin Potok, i cili është thelbësor për furnizimin e rregullt me ujë dhe energji elektrike për një numër të madh banorësh të Kosovës.
I bëjmë thirrje të gjithë aktorëve shoqërorë dhe politikë në Kosovë që t’i qasen me përgjegjësi këtij incidenti dhe të veprojnë në përputhje me ligjin. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë të gjitha rrethanat e sulmit dhe të identifikojnë përgjegjësit, ndërsa organizatat ndërkombëtare duhet të sigurojnë funksionimin e duhur të forcave policore dhe të parandalojnë keqpërdorimin e këtij ngjarjeje për të rritur më tej presionin ndaj komunitetit serb në Kosovë.
Gjithashtu, u bëjmë thirrje mediave që të raportojnë për këtë incident me përgjegjësi, duke u bazuar në fakte, dhe të sigurojnë që kjo ngjarje të mos përdoret për të përshkallëzuar më tej tensionet etnike në Kosovë.
Lajmet e fundit