22.05.2025. » 19:08 | ACDC
Mitrovica e Veriut, 22 maj 2025 — Organizata Qendra për Avokimin e Kulturës Demokratike (ACDC) organizoi sot një konferencë me temën “Roli i ndërmjetësimit në përmirësimin e qasjes në drejtësi”, me synimin për të hapur një dialog mbi rëndësinë e ndërmjetësimit si mekanizëm alternativ efikas për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve civile.
Folësit e konferencës ishin:
Ganimete Xhelili, Kryetare e Dhomës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, e cila theksoi se numri i lëndëve të ndërmjetësimit është në rritje në të gjitha rajonet e Kosovës. Ajo vuri në pah rëndësinë e promovimit të ndërmjetësimit te qytetarët si një mënyrë efikase për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, si dhe kontributin e saj në uljen e ngarkesës së gjykatave dhe ndërtimin e besimit në institucionet e drejtësisë.
Bekim Ismaili, ndërmjetësues, foli për shembuj pozitivë të rasteve të suksesshme të zgjidhura përmes ndërmjetësimit. Ai theksoi nevojën për më shumë ndërmjetësues të trajnuar, veçanërisht nga komunitetet joshumicë, në mënyrë që ky mekanizëm të jetë i qasshëm për të gjithë qytetarët.
Konferenca u moderua nga Ines Aljović Mihajlović, dhe u mbajt në hapësirat e ACDC-së në Mitrovicën e Veriut.
Kjo aktivitet është pjesë e projektit “Mbështetja e qasjes në drejtësi në veri të Kosovës”, i financuar nga UNMIK.
Lajmet e fundit