27.01.2023. » 17:09 | ACDC


Konferenca përfundimtare - Bashkëpunimi ndëretnik në Mitrovicën e Veriut



Më 26 janar 2023, u organizua konferenca përfundimtare për promovimin e bashkëpunimit të komuniteteve në Mitrovicën e Veriut dhe për të theksuar aktivitetet dhe arritjet e projektit "Promovimi i dialogut ndëretnik në pushtetin lokal", i mbështetur nga NED.

konferenca-perfundimtare-bashkepunimi-nderetnik-ne-mitrovicen-e-veriut
FOTO: ACDC

Më 26 janar 2023, u organizua konferenca përfundimtare për promovimin e bashkëpunimit të komuniteteve në Mitrovicën e Veriut dhe për të theksuar aktivitetet dhe arritjet e projektit "Promovimi i dialogut ndëretnik në pushtetin lokal", i mbështetur nga NED.

Drejtori i programit nga OJQ ACDC, Aleksandar Rapajiq, prezantoi projektin dhe aktivitetet që janë realizuar, duke u fokusuar në iniciativat që janë zbatuar në tri lagje multietnike në komunën e Mitrovicës Veriore, ku janë mbështetur iniciativat e vogla lokale me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës së të gjitha komuniteteve dhe krijimi i një mjedisi miqësor dhe të qëndrueshëm për të gjithë banorët e vendbanimeve multietnike në Mitrovicën e Veriut. Në këtë drejtim, në Kodër të Minatorëve u ndërtua një kënd lojërash për fëmijë, u rinovua një kënd lojërash sportive në lagjen e boshnjakëve dhe u blenë pajisje për qendrën kulturore në Kroin e Vitakut. Iniciativat e projekteve lokale që adresojnë nevojat e komuniteteve lokale janë zhvilluar dhe iniciuar nga komunitetet me mbështetjen e Komitetit për Komunitete dhe përfaqësuesve lokal.

Njëri nga panelistët, nënkryetari i Kuvendit të Mitrovicës së Veriut, Skender Sadiku, ka përshkruar gjendjen aktuale në vendbanimet multietnike dhe ka përmendur problemet e shkaktuara nga vërshimet e fundit në ato vendbanime. Duke reflektuar për iniciativat e bëra në vendbanime, ai theksoi se me pak para mund të bëhen gjëra të mëdha nëse ka vullnet.

Aleksandar Rapajiq shtoi se projekti i realizuar në vitin paraprak nga ACDC do të vazhdojë edhe këtë vit dhe do të zgjerohet edhe në komunën e Zveçanit, ku do të mbështeten edhe iniciativat lokale.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit "Promovimi i dialogut ndëretnik në pushtetin lokal", është të lehtësojë bashkëpunimin ndëretnik në mes të komuniteteve në komunën e Mitrovicës Veriore.