27.05.2026. » 08:14 | ACDC
Organizata joqeveritare Advocacy Center for Democratic Culture (ACDC), në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit të Kosovës, ju fton përzemërsisht të merrni pjesë në konferencën mbi gjendjen në institucionet korrektuese në Kosovë.
Konferenca do të mbledhë përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, mekanizmave të pavarur dhe akterëve të tjerë relevantë për të diskutuar gjendjen aktuale, sfidat dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në institucionet korrektuese në Kosovë. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet trajtimit të të ndaluarve dhe të burgosurve, përgjegjësisë institucionale, kushteve të jetesës, qasjes në kujdes shëndetësor, rehabilitimit dhe respektimit të standardeve themelore të të drejtave të njeriut.
Qëllimi i këtij aktiviteti është krijimi i një platforme të hapur për dialog dhe shkëmbim përvojash ndërmjet institucioneve dhe shoqërisë civile, si dhe identifikimi i rekomandimeve praktike për përmirësimin e gjendjes në institucionet korrektuese. Konferenca do të ofrojë mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet akterëve relevantë dhe do të kontribuojë në përpjekjet e vazhdueshme drejt një sistemi korrektues më transparent, më të përgjegjshëm dhe të bazuar në të drejtat e njeriut në Kosovë.
Panelistët:
• Z. Ismail Dibrani – Drejtor i Burgjeve të Kosovës
• Dr. med. Bora Belli – ekspert i angazhuar në projekt
• Znj. Shqipe Mala – Institucioni i Avokatit të Popullit
• Z. Dušan Radaković – Drejtor Ekzekutiv i OJQ-së ACDC
• Z. Aleksandar Rapajić – moderator
Diskutimi do të mbahet më 28 maj 2026 në Hotel Sirius në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00. Përkthimi në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze do të ofrohet.
Lajmet e fundit