16.04.2025. » 07:01 | ACDC
Organizata joqeveritare Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC) ka kënaqësinë t'ju ftojë të merrni pjesë në konferencën që organizohet me rastin e prezantimit të analizës së hulumtimit të realizuar në kuadër të projektit "Zëri i gjuhës: Monitorimi i përdorimit të gjuhës serbe në institucionet lokale."
Qëllimi i këtij aktiviteti është prezantimi i të gjeturave kryesore nga terreni lidhur me përdorimin e gjuhës serbe në institucionet në nivel lokal dhe hapja e diskutimit për zbatimin e të drejtave gjuhësore në Kosovë. Kjo nismë synon të evidentojë sfidat ekzistuese dhe të kontribuojë në përmirësimin e praktikave institucionale për përdorimin e gjuhës serbe, në përputhje me kuadrin ligjor dhe kushtetues.
Ky aktivitet ofron një platformë për dialog ndërmjet përfaqësuesve të shoqërisë civile, institucioneve lokale dhe akterëve ndërkombëtarë, me synim krijimin e një mjedisi institucional më gjithëpërfshirës dhe më të përgjegjshëm.
PANELISTËT:
Lajmet e fundit