Konferenca do të fokusohet në përfshirjen dhe përfaqësimin e komuniteteve joshumicë në profesionet e lira juridike në Kosovë, duke përfshirë noterët, avokatët, përmbaruesit dhe ndërmjetësuesit. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet gjendjes aktuale të shërbimeve në këto profesione, sfidave dhe rekomandimeve për përmirësime dhe përfshirje më të mirë të kandidatëve joshumicë.
Gjithashtu, do të prezantohet një raport vlerësimi mbi profesionet e lira juridike "nga prizmi i komuniteteve joshumicë" si hyrje për prezantimet e panelistëve dhe diskutim. Raporti përfshin një analizë të situatës aktuale, të pasuar me rekomandime për rritjen e përfshirjes.
Panelistët:
- Z. Eros Gashi, këshilltar i Ministres së Drejtësisë
- Përfaqësuesi i Odës së Noterëve të Kosovës (në pritje të konfirmimit)
- Z. Artan Osmani, noter
- Z. Boban Petković, avokat dhe kandidat për noter
- Zonja Jovana Filipović, avokate
- Z. Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi
- Z. Dušan Radaković, drejtor ekzekutiv i OJQ ACDC
Konferenca do të mbahet më 26 qershor 2025, duke filluar nga ora 11:00, në Qendrën për Energji Qytetare (CEC), Mitrovicë e Veriut.