18.01.2023. » 14:01 | ACDC


Mbështetjet e iniciativave dhe projekteve lokale në Mitrovicën e Veriut



Për të treguar se duke punuar së bashku, mund të përmirësojmë kushtet e jetesës për të gjitha komunitetet, OJQ ACDC mbështeti iniciativat gjatë muajit të kaluar që synojnë krijimin e një mjedisi miqësor dhe të qëndrueshëm për të gjithë banorët në vendbanimet multietnike në Mitrovicën e Veriut.

mbeshtetjet-e-iniciativave-dhe-projekteve-lokale-ne-mitrovicen-e-veriut
FOTO: ACDC

Për të treguar se duke punuar së bashku, mund të përmirësojmë kushtet e jetesës për të gjitha komunitetet, OJQ ACDC mbështeti iniciativat gjatë muajit të kaluar që synojnë krijimin e një mjedisi miqësor dhe të qëndrueshëm për të gjithë banorët në vendbanimet multietnike në Mitrovicën e Veriut.

Iniciativat e projekteve lokale që adresojnë nevojat e komuniteteve lokale janë zhvilluar dhe iniciuar nga komunitetet me mbështetjen e Komiteteve të Komunitetit dhe përfaqësuesve lokal.

Një kënd lojërash për fëmijë u ndërtua në Kodrën e Minatorëve, një kënd lojërash sportive u rinovua në lagjen e boshnjakëve dhe u blenë pajisje për qendrën kulturore në Kroin e Vitakut.

Qëllimi i projektit të financuar nga NED "Promovimi i dialogut ndëretnik në pushtetin lokal", është të lehtësojë bashkëpunimin ndëretnik ndërmjet komuniteteve në komunën e Mitrovicës Veriore