Ndaj lajmin:
Ekspozita paraqet përjetimin personal të Mitrovicës përmes pikturave që reflektojnë kujtime, identitet dhe lidhjen emocionale të artistit me qytetin, njerëzit dhe hapësirën e tij.
Ekspozita organizohet në kuadër të projektit “Pëlhura e kulturës në veri të Kosovës”, i cili synon të nxisë pjesëmarrjen kulturore dhe mirëkuptimin ndëretnik përmes artit vizual. Duke mbështetur ekspozita publike të artistëve lokalë, projekti synon të krijojë hapësira gjithëpërfshirëse për shprehje artistike, të forcojë dialogun ndërmjet komuniteteve dhe të theksojë pasurinë kulturore të veriut të Kosovës.