Takimin e hapi Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë. Ai theksoi se komunikimi i rregullt dhe bashkëpunimi më i ngushtë ndërmjet institucioneve qendrore dhe komunave janë të rëndësishme për zbatimin e njëtrajtshëm të ligjeve dhe politikave për mbrojtjen nga diskriminimi.
Pjesëmarrësit diskutuan për rezultatet e deritanishme, sfidat në zbatimin e planeve të punës dhe prioritetet për veprim të përbashkët në vitin 2027. Vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional, përmirësimit të mekanizmave mbrojtës dhe masave për parandalimin dhe trajtimin më efektiv të rasteve të diskriminimit.
Takimi u mbajt në kuadër të një projekti në fushën e të drejtave të njeriut, të financuar nga UNMIK-u.