Në kuadër të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës, së bashku me të rinjtë, partnerët dhe artisten Miljana Gjundjerin, dje prezantuam një skulpturë mjedisore të krijuar nga mbeturinat e mbledhura gjatë aksioneve të fundit të pastrimit të lumit Ibër.
“Ibri është një pasqyrë ku civilizimi e ka zëvendësuar ndërgjegjen me komoditetin. Ndotja e Ibrit nuk është vetëm papastërti në ujë, por gjurma e indiferencës sonë”, theksoi artistja Miljana.

Njëra nga pjesëmarrëset e reja, Marija, shtoi:
“Çdo copë mbeturine që hedhim në vendin e gabuar i bën dëm natyrës. Nëse kujdesemi për natyrën, edhe ajo do të kujdeset për ne.”
Skulptura është rezultat i disa javëve të aktiviteteve – nga trajnimet mjedisore për të rinjtë deri te aksionet e përbashkëta të pastrimit përgjatë brigjeve të lumit Ibër.
I falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, artisten, vullnetarët dhe partnerët që kontribuuan në këtë proces dhe treguan se si përpjekja kolektive mund të krijojë një ndryshim të dukshëm dhe frymëzues!
