04.11.2025. » 14:27 | ACDC


Nisma rinore që bashkojnë përmes natyrës, kulturës dhe bashkësisë



Në vazhdën e nismave rinore që promovojnë dialogun ndëretnik, mësimin e përbashkët dhe besimin e ndërsjellë, në fillim të nëntorit u organizua edhe një kamp tjetër në kuadër të projektit “Së bashku për të ardhmen: Nisma rinore në Kosovë”, që bashkon të rinj nga komuna të ndryshme të Kosovës me synimin për të nxitur bashkëpunimin dhe mirëkuptimin ndërkulturor.

nisma-rinore-qe-bashkojne-permes-natyres-kultures-dhe-bashkesise
FOTO: ACDC

Pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitonin Observatorin në Prishtinë, ku vëzhguan Hënën dhe planetët drejtpërdrejt përmes teleskopëve, duke mësuar në mënyrë praktike dhe interesante rreth bazave të astronomisë dhe universit. Ky përjetim bashkoi shkencën dhe aventurën, duke zgjuar kureshtjen dhe interesimin e të rinjve për shkencat natyrore dhe eksplorimin e hapësirës.

Përveç kësaj, të rinjtë vizituan edhe Strehimoren e arinjve pranë Graçanicës, ku mësuan më shumë për mbrojtjen e kafshëve dhe rëndësinë e ruajtjes së natyrës. Aktivitetet përfshinë gjithashtu një vizitë në Manastirin e Graçanicës, një nga vendet më të rëndësishme kulturore dhe fetare në Kosovë, si dhe shëtitje në shtigjet malore, përmes të cilave pjesëmarrësit zbuluan pasurinë natyrore dhe kulturore të rajonit.

Përmes aktiviteteve që lidhin shkencën, natyrën dhe kulturën, të rinjtë nga komunitete të ndryshme ndërtojnë miqësi, zhvillojnë një ndjenjë bashkësie dhe përgjegjësie ndaj shoqërisë ku jetojnë.

Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Empowered Youth through Inclusive Schools and Societies (YESS)”, i financuar nga Fondi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Ndërtimin e Paqes, dhe i zbatuar nga UNICEF dhe IOM Kosovo.