21.11.2023. » 23:42 | ACDC


Njoftim për media



Reagojmë me shumë mosbesim dhe zhgënjim ndaj lajmit se dhjetëra organizata joqeveritare nga Kosova, partnerët dhe miqtë tanë, i kanë shkruar Komisionit Evropian në shenjë proteste kundër ndryshimeve të propozuara në Direktivën e BE-së për përfshirjen në regjimin pa viza të pasaportave të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese.

njoftim-per-media-4
FOTO: ACDC

Reagojmë me shumë mosbesim dhe zhgënjim ndaj lajmit se dhjetëra organizata joqeveritare nga Kosova, partnerët dhe miqtë tanë, i kanë shkruar Komisionit Evropian në shenjë proteste kundër ndryshimeve të propozuara në Direktivën e BE-së për përfshirjen në regjimin pa viza të pasaportave të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese.

Reagimi ndaj propozimit, i cili synon t'ua lehtësojë jetën serbëve të Kosovës, është simptomë e hendekut në rritje ndërmjet komuniteteve dhe ngushtimit të vazhdueshëm të hapësirës për çdo lloj dialogu social, duke përfshirë edhe pjesët më progresive të shoqërisë. Nëse do të konsultohej ndonjë serb i Kosovës apo person i njohur për këtë, ata do të shpjegonin se Drejtoria e Koordinimit është një zyrë e themeluar në vitin 2009 nga Ministria e Brendshme e Serbisë. Drejtoria Koordinuese lëshon pasaporta për qytetarët e Serbisë me banim në Kosovë, si dhe për qytetarët e Serbisë të zhvendosur nga Kosova dhe që kanë statusin e personave të zhvendosur. 

Drejtoria Koordinuese u formua me kërkesë të Komisionit Evropian, i cili kishte frikë nga 'potenciali për migrim ilegal'. Qëllimi i kësaj zyre është të parandalojë aplikimin e regjimit pa viza për qytetarët e Serbisë, për ata shtetas të Serbisë që kanë vendbanim në Kosovë ose që kanë jetuar në Kosovë në të kaluarën.

I rikujtojmë të gjithëve se Ligji  për Shtetësinë në Kosovë, e lejon dyshtetësinë dhe kujtojmë deklaratat e shumë përfaqësuesve ndërkombëtarë në të cilat ata kërkojnë respektimin e faktit se shumë qytetarë të Kosovës, jo vetëm serb të Kosovës, kanë shtetësi të dyfishtë dhe se atyre duhet t'u lejohet të gëzojnë të gjitha të drejtat dhe detyrimet që lidhen me këtë. Kjo do të thotë se ata duhet 'të marrin pjesë në jetën shoqërore të Serbisë'.

Argumentet se regjimi i pasaportave pa viza të Drejtorisë Koordinuese e pengon integrimin e serbëve të Kosovës janë të rreme dhe fyese. Nuk do të integrohen më shumë serb të Kosovës nëse pajisen me pasaporta të Kosovës sesa numri i atyre që tashmë kanë nënshtetësi të Kosovës. Kjo rrjedhë nga fakti se pasaporta nuk mund të merret pa letërnjoftim dhe vërtetim të shtetësisë. Me fjalë të tjera, një person që merr një pasaportë të re tashmë ka shtetësinë dhe kështu është tashmë i integruar.

Problemet me të cilat ballafaqohen serbët e Kosovës dhe pjesëtarët e komuniteteve tjera joshumicë lindin shumë kohë përpara se të fitojnë të drejtën për të pasur pasaportë të Kosovës, në kohën e regjistrimit civil. Në Kosovë ende ka persona të cilët për shkak të mosnjohjes së regjistrit të gjendjes civile të Serbisë (lindje, vdekje dhe martesë), si dhe mosnjohje të vendimeve gjyqësore lidhur me adoptimin apo shkurorëzimin, nuk mund të regjistrohen në regjistrin civil të Kosovës dhe të bëhen qytetarë. Ky është një problem që MPB-ja e Kosovës e ka zgjidhur pjesërisht në vitin 2018, por jo plotësisht. Në fakt, kjo do të thotë se ende ka njerëz që qëndrojnë përgjithmonë në Kosovë, por nuk mund të marrin letërnjoftime, e rrjedhimisht as pasaporta. Kjo është pengesa reale e integrimit, jo stimujt apo mungesa e tyre për marrjen e pasaportës së Kosovës.

Kjo iniciativë vjen nga organizata që kanë ngritur zërin kundër izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës për gati një dekadë, dhe në thelb po kërkojnë të njëjtën gjë - izolimin e një numri shumë të vogël të njerëzve që ose duan të mbajnë statusin e tyre të zhvendosur në Serbia, ose nuk mund të marrin nënshtetësinë e Kosovës. Gjëra të tilla nuk ndihmojnë për të bindur komunitetin serb të Kosovës se të drejtat e tyre do të mbrohen në Kosovë, duke përfshirë edhe organizatat që promovojnë të drejtat e njeriut, përfshirjen sociale dhe pajtimin.

Integrimi është një proces shumë më i nuancuar dhe më i ndjeshëm dhe kërkon masa për ndërtimin e besimit dhe mbështetje nga shtresa të ndryshme të shoqërisë. Fatkeqësisht, reagimi i dhjetëra organizatave joqeveritare tregon se kritikat e KE-së ndaj Qeverisë së Kosovës dhe dështimi i tyre për të komunikuar me komunitetin serb të Kosovës kanë filluar të zbatohen edhe për shoqërinë civile.

 

1. Nova društvena inicijativa NSI (Nisma e Re Sociale)

2. Institut za teritorijalni ekonomski razvoj InTER (Instituti i Zhvillimit Ekonomik Territorial)

3. Aktiv

4. Centar za zastupanje demokratske kulture ACDC (Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike)

5. Komunikacija za razvoj društva CSD (Komunikimi për zhvillim të shoqërisë)

6. Avenija

7. Centar za socijalne inicijative CSI (Qendra për Iniciativa Sociale)

8. Crno-beli svet CBS  (Bota Bardh e Zi)

9. Centar za afirmativne društvene akcije CASA (Qendra për Veprime Afirmative Sociale)

10. Centar za mir i toleranciju CPT (Qendra për Paqe dhe Tolerancë)

11. Alternativni kulturni centar Gračanica (Qendra Alternative Kulturore Graçanica)

12. Santa Marija

13. Omladinska parteška aktivnost (Rinia Aktive e Parteshit)

14. Institut za javna istrazivanja IJI (Instituti për Hulumtime Publike)

15. Mreža za građanski aktivizam (Rrjeti për Aktivizëm Qytetar)

16. Alternativna (Alternativa)