19.06.2023. » 21:20 | eukonvent.org


NJOFTIMI PËR SHTYP - Konventa Kombëtare e Bashkimit Evropian Grupi i Punës për Kapitullin 35



Të shqetësuar thellësisht për ngjarjet në veri të Kosovës, ftojmë përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës që urgjentisht të marrin masat e nevojshme për qetësimin e situatës dhe kthimin në procesin e dialogut.

njoftimi-per-shtyp-konventa-kombetare-e-bashkimit-evropian-grupi-i-punes-per-kapitullin-35
FOTO: eukonvent.org

Të shqetësuar thellësisht për ngjarjet në veri të Kosovës, ftojmë përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës që urgjentisht të marrin masat e nevojshme për qetësimin e situatës dhe kthimin në procesin e dialogut. Për këtë, ne jemi në kërkim të zbatimit të plotë të planit trepikësh për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës, i cili është propozuar nga Komisioni Evropian dhe zbatimi i të cilit është përkrahur nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, SHBA-të dhe Britaninë e Madhe. 

Gjithashtu kërkojmë një përgjigje urgjente nga Bashkimi Evropian dhe vendet e Kuintit për të zbatuar më shpejt këtë plan. Ne dënojmë çdo lloj dhune në veri të Kosovës, qoftë nga njësitë speciale të policisë së Kosovës kundër pjesëtarëve të komunitetit etnik serb, qoftë nga huliganë ndaj gazetarëve apo KFOR-it. Në veçanti dënojmë dhunën ndaj fëmijëve si kategoria më të ndjeshme e shoqërisë.  I bëjmë thirrje EULEX-it dhe organizatave të të drejtave të njeriut që të hetojnë të gjitha rastet e brutalitetit policor ndaj fëmijëve, civilëve dhe të paraburgosurve dhe të raportojnë publikisht për gjetjet dhe konkluzionet e tyre.

I bëjmë thirrje KFOR-it dhe EULEX-it që të formojnë një komision të pavarur që do të hetojë të gjitha rrethanat e arrestimit të fundit të pjesëtarëve të policisë së Kosovës. Ky rast nuk guxon të mbetet produkt i interpretimeve të ndryshme nga zyrtarët e Beogradit dhe Prishtinës, sepse me kalimin e kohës procesi i normalizimit të marrëdhënieve dhe pajtimit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve do të prishet ndjeshëm. Gjithashtu u bëjmë thirrje organeve kompetente në Serbi që të përshpejtojnë procesin e vlerësimit të përgjegjësisë penale të policëve të arrestuar të Kosovës dhe nëse nuk ekziston, t'i lirojnë menjëherë.

Ne, gjithashtu kërkojmë tërheqjen e menjëhershme të masave që synojnë pezullimin e Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë të Mallrave dhe njerëzve. Ato ndikojnë drejtpërdrejt në normalizimin e tregtisë dhe paraqesin bazë për ndërtimin e së ardhmes së rajonit tonë.