27.10.2024. » 10:52 | ACDC


OJQ-të nga veriu bëjnë thirrje që kryetari Atiq të japë dorëheqje



Pas incidentit të djeshëm, në të cilin bashkëqytetari ynë Millosh Subotic u arrestua dhe më pas i'u nënshtrua torturave në stacionin policor, kryetari Atiq kishte dy mundësi.

ojq-te-nga-veriu-bejne-thirrje-qe-kryetari-atiq-te-jape-doreheqje
FOTO: ACDC

Pas incidentit të djeshëm, në të cilin bashkëqytetari ynë Millosh Subotic u arrestua dhe më pas i'u nënshtrua torturave në stacionin policor, kryetari Atiq kishte dy mundësi. E para ishte se, duke pasur parasysh se viktima e torturës policore është qytetar i komunës së cilës është kryetar komune, të reagon dhe të kërkohn hetim i plotë për këtë rast, t'i drejtohej Millosh Suboticit dhe të ofron ndihmë juridike, si dhe të thërrasë për zbatim të vazhdueshëm të ligjit për të mbrojtur qytetarët e tij nga torturat policore.

Fatkeqësisht, ai zgjodhi një opsion tjetër - të mbështes në heshtje këtë sjellje të policisë, dhe të shpallte sulm ndaj atyre që paralajmërojnë opinionin për veprimet e paligjshme të policisë, organizatave të shoqërisë civile.

Deklarata e djeshme e kryetarit Atiq, nuk është gjë tjetër veçse shmangie nga përgjegjësia dhe presion ndaj organizatave të shoqërisë civile, gjë që tregoi se prioritet i veprimeve të tij është ekskluzivisht interesi i partisë, e jo i qytetarëve të Mitrovicës së Veriut, të cilët për nga natyra e funksionit që i përfaqëson.

Për më tepër, në fjalën e tij, kryetari Atiq i thërret në mënyrë të rastësishme individët dhe organizatat që janë shprehur me këtë rast, duke targetuar publikisht aktivistët e sektorit të shoqërisë civile dhe duke i paraqitur ata si “armiq” të shoqërisë kosovare.

Prandaj, për shkak të përgjegjësisë ligjore dhe morale, i bëjmë thirrje kryetarit Atiq, që të japë dorëheqje dhe të tregojë se nuk e përkrah përdorimin sistematik të forcës së tepruar, torturës dhe trajtimit çnjerëzor nga ana e policisë, që ndodh pothuajse çdo ditë.