23.05.2025. » 18:44 | ACDC


Përdorimi Selektiv i Forcës dhe Anshmëria Etnike në Mitrovicën e Veriut: Shoqëria Civile Kërkon Veprim të Menjëhershëm



Organizatat e shoqërisë civile shprehin shqetësim serioz lidhur me incidentin që ndodhi gjatë festës përfundimtare të nxënësve të Gjimnazit në Mitrovicën e Veriut, kur një pjesëtar i Policisë së Kosovës sulmoi fizikisht një maturant duke e kapur për fyti.

perdorimi-selektiv-i-forces-dhe-anshmeria-etnike-ne-mitrovicen-e-veriut-shoqeria-civile-kerkon-veprim-te-menjehershem
FOTO: ACDC

Nga ky rast dalin në pah dy çështje thelbësore: reagimi selektiv i policisë, i cili kishte në shënjestër vetëm nxënësin nga komuniteti serb i Kosovës, dhe përdorimi i tepruar i forcës, që është i papranueshëm — veçanërisht në një kontekst feste publike.

Veçanërisht shqetësuese është që zëvendës-komandanti i Policisë së Kosovës nuk e sheh këtë sjellje si tejkalim të kompetencave, gjë që konfirmon edhe më tej gjetjet e raportit të mëhershëm për etnizimin e Policisë së Kosovës.

Ne kërkojmë:

  • Fillimin e menjëhershëm të procedurave disiplinore ndaj policit në fjalë për përdorim të tepruar të forcës, si dhe pezullimin e tij deri në përfundimin e hetimeve;

  • Trajnim të detyrueshëm në sjellje profesionale, të drejtat e njeriut dhe punën në mjedise multietnike si parakusht për kthimin në detyrë;

  • Që, në frymën e një shërbimi policor profesional dhe të përgjegjshëm — siç pritet në një shoqëri demokratike — ky incident të jetë shkak për një kërkim falje të menjëhershme publike për familjen e nxënësit dhe për komunitetin;

  • Dhe ndoshta më e rëndësishmja, nisjen urgjente të diskutimeve për ri-integrimin dhe zbatimin e marrëveshjeve policore, që do të siguronin përfaqësim të drejtë dhe proporcional etnik në Policinë në veri të Kosovës.

Ne u bëjmë thirrje Policisë së Kosovës, si dhe organeve përkatëse të pavarura dhe misioneve ndërkombëtare, që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar paanshmëri, proporcionalitet dhe profesionalizëm në sjelljen policore, veçanërisht në mjedise multietnike si Mitrovica e Veriut.

Nënshkruesit:

Iniciativa e Re Shoqërore (NSI)
Qendra për Aksione Shoqërore Afirmative (CASA)
Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial (InTER)
OJQ Aktiv
Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike (ACDC)