Seminari mblodhi përfaqësues të Prokurorisë dhe Gjykatës Themelore në Mitrovicë, me qëllim të përmirësimit të koordinimit dhe forcimit të reagimit institucional në trajtimin e rasteve të ngacmimit seksual dhe dhunës me bazë gjinore.
Ngjarja u drejtua nga Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë, në rolin e trajnerit, i cili gjatë sesioneve tre-ditore të punës punoi me pjesëmarrësit në analizimin e kornizës ligjore, praktikës gjyqësore dhe prokuroriale, si dhe sfidave kryesore në identifikimin dhe procedimin e këtyre formave të dhunës. Vëmendje e veçantë iu kushtua mekanizmave të raportimit, mbrojtjes së viktimave dhe rolit të institucioneve në sigurimin e një reagimi të shpejtë dhe adekuat.