23.10.2025. » 19:53 | ACDC
Më 21 dhe 23 tetor 2025, OJQ ACDC organizoi dy sesione informuese për oficerët e policisë nga rajoni i Veriut dhe Prishtina, me fokus në dallimin ndërmjet gjuhës së urrejtjes dhe lirisë së shprehjes.
Sesionet u udhëhoqën nga Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë, i cili diskutoi me pjesëmarrësit mënyrat për të identifikuar dhe reaguar ndaj gjuhës së urrejtjes dhe gjuhës diskriminuese në hapësirën publike. Theksi i veçantë u vu mbi rolin e policisë në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, të drejtave dhe sigurisë së të gjithë qytetarëve.
Qëllimi i këtyre sesioneve ishte fuqizimi i oficerëve të policisë për të njohur dhe parandaluar gjuhën e urrejtjes, për të reaguar në mënyrë të duhur në rastet e diskriminimit dhe për të balancuar lirinë e shprehjes me mbrojtjen e të drejtave themelore.
Aktivitetet u realizuan në kuadër të projektit “Promovimi i besimit përmes të drejtave të njeriut”, që zbatohet nga OJQ ACDC me mbështetjen e UNMIK-ut.
Lajmet e fundit