15.02.2023. » 12:34 | ACDC
OJQ ACDC - Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike, përzemërsisht ju fton të merrni pjesë në takimin publik mbi proceset e shpronësimit në veri të Kosovës. Qëllimi i takimit është të prezantojë gjendjen aktuale në komunën e Leposaviqit, vendimet e marra nga institucionet qendrore, punët ndërtimore të realizuara, legjislacionin, si dhe çfarë mund të presin banorët lidhur me pronat e tyre në periudhën e ardhshme.

Më tej, do të diskutohet se si ndihen qytetarët për situatën, çfarë do të thotë për ta, zgjidhjet e mundshme të problemit dhe çfarë mund të presin në të ardhmen në lidhje me institucionet gjyqësore.
Panelistët:
Takimi do të mbahet më 20 shkurt në ambientet e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicën e Veriut, duke filluar nga ora 11:00. Mund të merrni pjesë personalisht, gjithashtu takimi transmetohet drejtpërdrejt përmes platformës Zoom.
Do të ofrohet përkthim në serbisht, shqip dhe anglisht.
Linku në Zoom: https://us02web.zoom.us/j/81046519168
Ju lutemi, konfirmoni pjesëmarrjen tuaj me email tek: slobodan.stosic@acdc-kosovo.org
Lajmet e fundit