20.02.2023. » 21:50 | ACDC
Më 20 shkurt, OJQ ACDC organizoi takimin publik mbi shpronësimin në veri të Kosovës.
Më 20 shkurt, OJQ ACDC organizoi takimin publik mbi shpronësimin në veri të Kosovës. Folësit në këtë takim ishin Zoran Todiq, ish-kryetari i komunës së Leposaviqit, Predrag Miljkovic, avokat nga Mitrovica e Veriut, Dushko Çeliq, profesor juridiku dhe ekspert për çështje pronësore dhe Mladen Çiprijanoviç, avokat nga Leposaviqi.
Drejtori Ekzekutiv i OJQ ACDC, Dushan Radakoviq, i përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se ACDC vazhdon të organizojë takime që trajtojnë tema dhe probleme të rëndësishme të qytetarëve.
Ish-kryetari i komunës së Leposaviqit, Zoran Todiq, ka deklaruar se ende nuk dihet qëllimi i shpronësimit të tokës në këtë komunë.
"Shpronësimi i tokës në komunën e Leposaviqit aktualisht është një nga çështjet më urgjente me të cilat ballafaqohen jo vetëm qytetarët e kësaj komune por edhe ata në tërë veriun e Kosovës", tha Todiq.
Sipas tij, para se të marrin vendim për shpronësim, autoritetet qendrore në Prishtinë duhet të kenë parasysh faktin se komunat në veri janë aktualisht jofunksionale si pasojë e largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës dhe se vendimi nuk është marrë në mënyrën e duhur dhe në kohë të duhur.
Avokati në komunën e Leposaviqit, Mladen Çiprijanoviq, ka theksuar jotransparencën e qeverisë në Prishtinë dhe ka paraqitur shembuj të procedurave të rregullta në procesin e shpronësimit.
Dushko Çeliq, profesor juridiku dhe ekspert në çështjet pronësore, theksoi se një rast i tillë i shpronësimit të tokës në Leposaviq dhe vendimi i qeverisë në Prishtinë nuk është dokumentuar askund në botë dhe nuk mund të kategorizohet si shpronësim.
Edhe avokati Predrag Miljkoviq, i cili është pjesë e ekipit ligjor që përfaqëson interesat e pronarëve të pronave, pajtohet se bëhet fjalë për uzurpim dhe jo për shpronësim. Miljkovic shtoi se kolegu i tij Nebojsha Vllajiq tashmë ka paraqitur një ankesë në Gjykatën Supreme, duke shprehur shpresën se vendimi do të anulohet.
Dy banorë nga fshati i afërt Mekiniqe, tokat e të cilëve u shpronësuan, thanë se ata ashtu si edhe fqinjët e tyre shpresojnë që bashkësia ndërkombëtare ta zgjidh këtë problem.
Konferenca u organizua në kuadër të projektit: "Rritja e transparencës dhe sundimit të ligjit në komunitetet me shumicë serbe në Kosovë", i mbështetur nga INL.
Lajmet e fundit