Kampet kanë për qëllim përmirësimin e aftësive gjuhësore dhe të komunikimit, promovimin e dialogut ndërkulturor, forcimin e punës në grup dhe krijimin e miqësive të qëndrueshme ndërmjet të rinjve nga prejardhje të ndryshme.
Detajet e kampit:
- Lokacionet: zona të ndryshme në gjithë Kosovën
- Akomodimi: hotele me ushqim të plotë (pansion të plotë)
- Aktivitete: punëtori gjuhësore, ushtrime ekipore dhe sesione kulturore e kreative
- Datat: do të shpallen së shpejti
Kush mund të aplikojë?
- Të rinjtë e moshës 13–18 vjeç
- Inkurajim i veçantë për vajzat dhe të rinjtë nga komunitetet jo-shumicë
- Aplikuesit duhet të jenë nga komunat pilote të projektit: Graçanicë, Gjilan, Kamenicë, Obiliq, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zubin Potok, Prizren, Shtërpcë, Dragash dhe Lipjan
- Motivim për të mësuar rreth kulturave dhe gjuhëve të ndryshme
- Gatishmëri për të bashkëpunuar dhe punuar në ekip me bashkëmoshatarë nga komunitete të tjera
Si të aplikoni?
Plotësoni formularin online të aplikimit në këtë link:
Afati për aplikim: 22 gusht 2025
Për më shumë informacion kontaktoni: aleksandar.rapajic@acdc-kosovo.org
Kampet janë pjesë e projektit “Të Rinjtë të Fuqizuar përmes Shkollave dhe Shoqërive Inkluzive (YESS)”, i financuar nga Fondi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për Ndërtimin e Paqes dhe i zbatuar nga UNICEF dhe IOM Kosova.