05.05.2026. » 14:48 | ACDC


Thirrje Publike për të Rinj: Nise iniciativën tënde për lumenj të pastër



Në kuadër të projektit “Së bashku për lumenj të pastër”, organizatat ACDC dhe REC ftojnë të rinjtë nga komunat veriore të Kosovës të aplikojnë me idetë e tyre dhe të nisin iniciativa lokale të orientuara drejt mbrojtjes së mjedisit dhe ruajtjes së lumenjve.

Projekti zbatohet me qëllim të përmirësimit të menaxhimit të burimeve ujore dhe forcimit të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve, përmes veprimeve konkrete dhe përfshirjes së të rinjve në adresimin e sfidave mjedisore.

thirrje-publike-per-te-rinj-nise-iniciativen-tende-per-lumenj-te-paster
FOTO: ACDC

Në kuadër të komponentit kërkimor të projektit, janë identifikuar problemet kryesore në terren:

  • mbi 130 pika kritike të ndotjes
  • 36 deponi ilegale
  • 65 shkarkime direkte në lumenj
  • 20 barriera në rrjedhat ujore
  • 10 lokacione të nxjerrjes së rërës

Këto të dhëna tregojnë qartë nevojën për zgjidhje konkrete në nivel lokal.

Kriteret e pjesëmarrjes:

  • të rinj të moshës 18–30 vjeç
  • nga komunat:
    • Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut
    • Zveçan
    • Zubin Potok
    • Leposaviq

Aplikimi mund të bëhet individualisht ose si grup joformal.

Çfarë lloj iniciativash mbështesim?
Kërkojmë ide që kontribuojnë në:

  • reduktimin e ndotjes së lumenjve
  • rritjen e ndërgjegjësimit në komunitet
  • mbrojtjen e burimeve natyrore
  • aktivizimin e komunitetit lokal
  • zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme

Iniciativat e përzgjedhura do të përfitojnë:

  • mbështetje financiare dhe mentorim
  • mbështetje në realizimin e idesë
  • dukshmëri përmes fushatës mediatike të projektit
  • mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në mbrojtjen e mjedisit

Afati për aplikim: 22 maj 2026

Aplikimi bëhet përmes formularit online: LINK

Për çdo pyetje, na kontaktoni në: office@acdc-kosovo.org

 

Ky aktivitet u realizua në kuadër të programit IWRM-K të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeverisë së Kosovës, me implementim nga Skat Consulting Ltd. (Zvicër) në konsorcium me Environment Agency Austria (EAA).