14.03.2025. » 14:19 | ACDC
Qendra për Avokim për Kulturë Demokratike (ACDC) ju fton përzemërsisht të merrni pjesë nëtakimin e ardhshëm mbi platformën e konsultimit publik.
Ky dialog do të përfshijë Drejtorin e Zyrës për Qeverisje të Mirë dhe përfaqësues nga organizata të ndryshme të shoqërisë civile dhe aktivistë që veprojnë në komunën e Mitrovica Veriore. Takimi do të përqendrohet në promovimin e platformës së konsultimit publik dhe përmirësimin e përdorimit të saj nga komunitetet jo-shumicë si një mjet për të siguruar pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Një fokus i veçantë do të vihet në mbrojtjen e grupeve të cenueshme dhe komuniteteve jo-shumicë nga diskriminimi.
Qëllimi i kësaj nisme është të fuqizojë përfaqësuesit e komunitetit, organizatat e shoqërisë civile dhe palët institucionale për të marrë pjesë aktivisht në konsultime, për të ndarë mendimet e tyre dhe për të avokuar për procese vendimmarrëse gjithëpërfshirëse. Ky aktivitet ofron një mundësi të vlefshme për të nxitur dialogun, për të inkurajuar pjesëmarrjen qytetare dhe për të krijuar mekanizma të qëndrueshëm për bashkëpunim në mbrojtjen e të drejtave të të gjithë individëve.
Kjo iniciativë po zbatohet përmes projektit "Mbështetje për institucionet dhe komunitetet për të ndërtuar një shoqëri të hapur dhe gjithëpërfshirëse në Kosovë", e mbështetur nga Ambasada Britanike në Prishtinë dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë, dhe zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Panelistët:
Diskutimi do të mbahet më 20 Mars 2025, në ambientet e OJQ ACDC Cika Jovina 3 Mitrovica Veriore, duke filluar nga ora 11:00, me. Do të ofrohet përkthim në gjuhën serbe, shqipe dhe anglisht.
Lajmet e fundit