14.03.2025. » 14:27 | ACDC


Tryezë e rrumbullakët mbi platformën për konsultimet publike e mbajtur në Graçanicë



Më 13 mars, në Graçanicë u mbajt një tryezë e rrumbullakët mbi platformën për konsultimet publike. Të pranishëm ishin drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini, përfaqësues të organizatave të ndryshme të shoqërisë civile dhe aktivistë që veprojnë në territorin e komunës së Graçanicës.

tryeze-e-rrumbullaket-mbi-platformen-per-konsultimet-publike-e-mbajtur-ne-gracanice
FOTO: ACDC

Qëllimi i takimit ishte promovimi i platformës për konsultime publike dhe përmirësimi i përdorimit të saj nga komunitetet joshumicë si një mjet për të siguruar përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Platforma për konsultime publike http://konsultimet.rks-gov.net përfaqëson një hapësirë kyçe për transparencë, duke u mundësuar qytetarëve të shprehin mendimet e tyre mbi aktet legjislative që ndikojnë në jetën e tyre të përditshme.

Kjo aktivitet realizohet nga ACDC përmes projektit "Mbështetje për Institucionet dhe Komunitetet në Ndërtimin e një Shoqërie të Hapur dhe Inkluzive në Kosovë", me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Prishtinë dhe Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, dhe zbatohet nga IOM Kosovo.