Ndaj lajmin:
Në këtë ngjarje morën pjesë Avokati i Popullit i Kosovës, z. Naim Qelaj, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile nga rajoni i Prizrenit, si dhe drejtori ekzekutiv i ACDC-së, Dušan Radaković.
Diskutimi synoi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Institucionit të Avokatit të Popullit dhe OShC-ve, shkëmbimin e mendimeve për gjendjen e të drejtave të njeriut dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët për çështjet që i prekin ata.

