12.05.2026. » 14:27 | ACDC
Në kuadër të projektit “Youth for Property and Social Rights”, në periudhën 8–10 maj 2026, në Prizren u mbajt një kamp treditor i dedikuar për të rinjtë dhe nxënësit e shkollave të mesme, me qëllim të kontribuojë në kuptimin më të mirë të të drejtave pronësore dhe sociale, si dhe rëndësisë së këtyre çështjeve për jetën e përditshme dhe sigurinë e ardhshme të të rinjve.
Gjatë kampit, pjesëmarrësit patën mundësinë që përmes sesioneve interaktive dhe punëtorive praktike të fitojnë njohuri bazë mbi të drejtat pronësore, sistemin kadastral, procedurat e regjistrimit të pronës dhe çështjet e trashëgimisë.
Përveç pjesës edukative, kampi përfshiu edhe aktivitete të orientuara drejt zhvillimit të komunikimit dhe punës ekipore. Përmes detyrave të përbashkëta dhe punës në grupe, pjesëmarrësit zhvilluan aftësi të dëgjimit aktiv, bashkëpunimit, besimit të ndërsjellë dhe zgjidhjes së përbashkët të problemeve. Ky segment i programit ishte veçanërisht i rëndësishëm sepse u mundësoi të rinjve që, përveç përvetësimit të njohurive të reja, të forcojnë edhe aftësi të rëndësishme për arsimimin e tyre të mëtejshëm, zhvillimin personal dhe pjesëmarrjen më aktive në komunitet. Pjesë e programit ishte edhe vizita në Prizren, gjatë së cilës pjesëmarrësit vizituan monumentet kulturore dhe historike të qytetit.
Kampi ishte një mundësi që të rinjtë dhe nxënësit e shkollave të mesme të fitojnë përvoja të reja dhe të thellojnë kuptimin e temave që shpesh janë të pranishme në jetën e përditshme, por të pamjaftueshme në arsimin formal.
Ky seminar u organizua në kuadër të projektit që zbatohet nga OJQ ACDC, me mbështetjen e Advocacy Training and Resource Center (ATRC).



Lajmet e fundit