U prezantua projekti “Së bashku për lumenj të pastër”

29.08.2025. » 15:45 ACDC
Ndaj lajmin:

Mitrovicë e Veriut, 29 gusht 2025 – Sot në EU Info House në Mitrovicën e Veriut u prezantua projekti “Së bashku për lumenj të pastër”, i cili realizohet bashkërisht nga organizatat joqeveritare ACDC dhe REC, me mbështetjen e Programit për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore në Kosovë (IWRM-K), Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeverisë së Kosovës. Projekti zbatohet nga Skat Consulting Ltd. (Zvicër) në konsorcium me Agjencinë Austriake për Mbrojtjen e Mjedisit (EAA).

u-prezantua-projekti-se-bashku-per-lumenj-te-paster
FOTO: ACDC

Projekti u prezantua nga Stefan Kalaba nga OJQ ACDC, i cili theksoi rëndësinë e kësaj nisme për përmirësimin e cilësisë së burimeve ujore dhe forcimin e bashkëpunimit multietnik në komunat veriore të Kosovës.

Në diskutim morën pjesë edhe Ljubiša Mijačiq, ekspert i jashtëm dhe studiues, si dhe Faruk Mujka, drejtor i përgjithshëm i Ndërmarrjes Publike Ibër-Lepenc. Ata theksuan rëndësinë e identifikimit të ndotësve, mbrojtjen e lumenjve, përfshirjen e të rinjve dhe komuniteteve lokale në mbrojtjen e mjedisit, si dhe nevojën për kujdes të përbashkët të të gjitha komuniteteve.

Qëllimet e projektit

Projekti “Së bashku për lumenj të pastër” synon ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së burimeve ujore, identifikimin e burimeve të ndotjes dhe zhvillimin e rekomandimeve për mbrojtjen e ekosistemit. Përveç aktiviteteve kërkimore dhe hartimit të Kadastrës së ndotjes, parashikohen punëtori dhe aksione ekologjike që do të përfshijnë qytetarët dhe të rinjtë në mbrojtjen aktive të lumenjve.

LE TË BASHKËPUNOJMË

Jeni të interesuar për partneritet me ACDC, mbështetjen e punës sonë apo dëshironi të mësoni më shumë për aktivitetet tona?