Konferenca publike: Parandalimi i korrupsionit

20.05.2022. » 10:00 ACDC
Ndaj lajmin:

Më 19 maj, në ambientet e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicën e Veriut, OJQ Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC) organizoi konferencën publike “Parandalimi i Korrupsionit”. Konferenca trajtoi reagimin institucional ndaj korrupsionit në komunat veriore, me theks të veçantë në qasjen në informata me rëndësi publike si dhe rolin e Institucionit të Avokatit t Popullit të Kosovës në zvoglimin e korrupsionit.

konferenca-publike-parandalimi-i-korrupsionit
FOTO: ACDC

Më 19 maj, në ambientet e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicën e Veriut, OJQ Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC) organizoi konferencën publike “Parandalimi i Korrupsionit”. Konferenca trajtoi reagimin institucional ndaj korrupsionit në komunat veriore, me theks të veçantë në qasjen në informata me rëndësi publike si dhe rolin e Institucionit të Avokatit t Popullit të Kosovës në zvoglimin e korrupsionit.

Panelistë ishin Naim Qelaj, Avokati i Popullit të Kosovës, Millosh Markoviq, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dhe Dushan Radakoviq, Drejtor Ekzekutiv i ACDC.

Z. Markoviq deklaroi se Gjykata ka zero tolerancë kur bëhet fjalë për rastet e korrupsionit dhe deklaroi se korrupsioni është i vështirë për t'u vërtetuar dhe për këtë arsye shpeshherë nuk çon në dënim. Gjykatësi u bëri thirrje qytetarëve që të përfshihen më shumë në punën e gjykatës, të ndjekin më shpesh gjykimet dhe të jenë më të informuar për rastet. Z. Qelaj u pajtua se korrupsioni është i vështirë për t'u vërtetuar dhe theksoi se mungesa e raportimit nga qytetarët është një nga problemet qendrore, pasi besimi te institucionet nuk mund të rritet nëse nuk raportohen rastet. Z. Qelaj u shpreh gjithashtu se shumë gjëra varen nga vullneti politik dhe vetë qeveria, jo vetëm nga institucionet. Ai me këtë rast foli për kompetencat e Institucionit të Avokatit të Popullit në luftën kundër korrupsionit dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me sektorin civil.  Drejtori Ekzekutiv i OJQ ACDC, Dushan Radakoviq, theksoi se OJQ ACDC, përmes projekteve të saj synon të kontribuojë në uljen e korrupsionit dhe tha se është e rëndësishme që shoqëria civile të jetë e bashkuar në luftimin e korrupsionit.

Konferenca u organizua në kuadër të projektit Forcimi i Reagimit Institucional ndaj Korrupsionit në veri të Kosovës.

Ky grant mbështetet nga 'Program ii Shoqërisë Civilepër Shqipërinë dhe Kosovën' financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Norvegjeze dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), në partneritet me Partner Shqipëria për Ndryshim dhe Zhvillim (AP).

LE TË BASHKËPUNOJMË

Jeni të interesuar për partneritet me ACDC, mbështetjen e punës sonë apo dëshironi të mësoni më shumë për aktivitetet tona?