08.03.2021. » 10:35 | ACDC


Konferenca - Webinar - Mbrojtja e të drejtave pronësore në Kosovë - 25 Shkurt 2021, në ora 11:00 - ACDC-ZOOM



OJQ Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike - ACDC, ka kënaqësinë të ju ftoj në takimin e pestë përmes ZOOM, webinar: Mbrojtja e të drejtës pronësore në Kosovë, që është pjesë e projektit "Përmirësimi i performancës së gjyqësorit dhe qasja në drejtësi në Kosovë - Asistencë e mëtejshme për institucionet e integruara gjyqësore në veri të Kosovës”, përkrahur nga UNMIK dhe implementuar nga OJQ ACDC.

konferenca-webinar-mbrojtja-e-te-drejtave-pronesore-ne-kosove-25-shkurt-2021-ne-ora-1100-acdc-zoom
FOTO: ACDC

Objektivë kryesore e këtij takimi është nxitja e diskutimit mbi mbrojtjen e të drejtave pronësore në Kosovë, përfshirë mekanizmat juridikë të disponueshëm dhe programet e ndihmës juridike falas nga njëra anë; dhe të paraqesë sfidat kryesore duke përfshirë çështjet e pronës së uzurpuar dhe dëbimet.

 

Takimi do të përfshijë pjesëmarrjen e gjyqtarëve, avokatëve, profesorëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile.

 

Panelist të takimit do të jenë: 

Z. Naser Shala, 

Drejtori i Agjencisë së Krahasimit dhe Verifikimit të Pronave të Kosovës (KPCVA) - TBC

Z. Miloš Marković, 

Gjyqtar në Gjykatën Themelore të Mitrovicës

Z. Duško Čelić, Profesor i Drejtësisë

Z. Predrag Miljković, Avokat – anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës

Z. Igor Popović, 

Zëvendës Drejtori i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për KiM - TBC

 

Takimi do të mbahet me datën 25 Shkurt 2021, e enjte, në ora 11:00, në zyret e OJQ ACDC (adresa: Čika Jovina 3, Mitrovicë Veriore). Gjithashtu mund të inkuadroheni përmes aplikacionit elektronik ZOOM, në vegzën në vijim: 

 

https://us02web.zoom.us/j/84375600650

 

Ju mirëpresim në takim.