12.10.2020. » 14:31 | ACDC
OJQ Qendra Avokuese per Kulturë Demokratike - ACDC ka nderin t'ju ftojë të merrni pjesë në konferencën në kuadër të projektit "Promovimi i rolit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë" mbështetur nga Ambasada Hollandeze në Kosovë, përmes programit Matra dhe zbatuar nga BIRN dhe ACDC.
OJQ Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike - ACDC ka nderin t'ju ftojë të merrni pjesë në konferencën në kuadër të projektit "Promovimi i rolit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë" mbështetur nga Ambasada Hollandeze në Kosovë, përmes programit Matra dhe zbatuar nga BIRN dhe ACDC.
Konferenca synon të informojë qytetarët në lidhje me Raportet e Publikuara të Auditimit të katër komunave në veri të Kosovës, si dhe të informojë qytetarët për punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë dhe bashkëpunimin me komunat në veri të Kosovës.
Të ftuar në konferencë do të jenë:
Z. Besnik Osmani - Auditor i Përgjithshëm
Znj. Adrijana Hoxhiq - Shefe e Administratës Komunale
Z. Vuqina Jankoviq - Kryetar i Komunës së Zveçanit
Z. Zoran Todiq - Kryetar i Komunës së Leposaviqit
Z. Sërxhan Vuloviq - Kryetari i Komunës së Zubin Potokut
Konferenca do të mbahet të enjten, 15 Tetor 2020, duke filluar nga ora 11:00 në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM) në Mitrovicën e Veriut.
Në rast se nuk keni mundësi të merrni pjesë në këtë takim, ju po ashtu mund të jeni pjesë e takimit përmes platformës online në ZOOM, në linkun vijues:
https://us02web.zoom.us/j/82656901959
Ne ju mirëpresim në ngjarjen tonë,
Ekipi i ACDC
Lajmet e fundit